14 maji/ Alibeaj: Në zgjedhje shkojmë pak e saktë! Bejko: Ta çlirojmë Tiranën nga gllabëruesit

Në një takim me demokratët e degën nr.9 të Tiranës, Kreu i komanduar i PD, Enkelejd Alibeaj ka kërkuar votën e qytetarëve në zgjedhjet që do të mbahen në 14 maj.
Në fjalën e tij, Alibeaj u ndal tek përçarja e PD duke e konsideruar si dis-avashtazh, ndërsa më tej shtoi se do të jetë me mirë pasi sipas tij, gjurmët e këqija të së shkuarës korruptive, bejnë që shqiptarët të mos i besojnë dhe as votojnë.
“Kemi nga njëra anë atë që konsiderohet në një farë mënyrë një farë dis-avantazhi, për faktin se në një vit e gjysmë, një pjesë e atyre kur ishim bashkë kanë ikur dhe duket sikur jemi lehtësuar pak, por në fund të fundit, më mirë pak dhe saktë e më të drejtën, sesa shumë siç ishim, dhe me krimin e virusin e korrupsionit brenda vetes. E provuam në 2013, na përzunë shqiptarët, dhe po fus edhe veten. Sa kohë kemi pasur gjurmët e këqija të së shkuarës korruptive, shqiptarët as na besojnë dhe as votojnë”, tha Alibeaj.
Alibeaj sheh distancimin nga ata që ai i quan fosilet politike të Shqipërisë 32-vjeçare, duke nënkuptuar Edi Rama, Sali berisha dhe Ilir Metën, si të vetmen mënyrë për të ndryshuar faqja e vendit.
“Për këtë arsye ka vetëm një mënyrë sesi mund të ndryshohet faqja e këtij vendi. Vetëm duke qenë të sinqertë me veten dhe duke u distancuar në mënyrë të plotë dhe pa asnjë lëshim nga e shkuara korruptive. Dhe duke i refuzuar të tre, të tre dinozaurët e politikës, fosilet politike të Shqipërisë 32-vjeçare: Edi Rama ka nga ’98 që është në pushtet, Sali Berisha, dy herë president dhe dy herë kryeministër dhe një herë non grata, dhe Ilir Meta, miku dhe shoku dhe armiku, sipas rastit, me njërin apo me tjetrin”, tha ai.
Nga ana tjetër, kandidati i PD për Tiranën, Roland Bejko theksoi se ka si synim që pas marrjes së mandatit të “çlirojë” Tiranën nga kullat.
“Ne kemi dalë në fushatë me sloganin ‘Ti japim frymëmarrje Tiranës’. Kur është projektuar Tirana, mendohej për banesa jo të larta ndërsa sot jo vetëm që nuk qarkullon ajri por kemi dhe 65% të rritjes së sëmundjeve kanceroze. Është bërë jeta jonë shumë e vështirë. Do ia dalim të bëjmë një PD të djathtë. Edhe programi për Tiranën është i djathtë. Ne kemi nevojë për Amerikën, pa Berishën e Metën bëjmë të gjithë. Integrimin në BE e kemi marrë me mbështetjen e SHBA. Ju kërkojmë që të na jepni votën e ta çlirojmë Tiranën nga duart që duan ta gllabërojmë”, tha Bejko.
/rtsh.al/