E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Zgjedhjet vendore, Celibashi emëron 8 kryetarë dhe 6 nënkryetarë të PD-së nëpër KZAZ

Partia Demokratike kompleton të zgjedhurit e saj për në Komisionet e Zonave të Administrimit Zgjedhor, për zgjedhjet vendore të 14 majit 2023. Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, vendosi të shtunën të miratoj propozimet e PD-së për emërimin e 8 kryetarëve dhe 6 zëvendëskryetarëve në 14 Komisione të Zonave të Administrimit Zgjedhor, (KZAZ).

Vendimi hyn në fuqi menjëherë dhe të 14 të emëruarit fillojnë nga puna që sot. KZAZ-të drejtohen në 50% nga PS dhe 50% nga PD. Aty ku kryetari është i PS, zëvendëskryetari është i PD-së dhe anasjelltas.

/rtsh.al/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›