E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

14 maji/ Ermal Dredha përfaqëson socialistët si kandidat për Bashkinë Vlorë, pasdite mblidhet kryesia

Ermal Dredha do të jetë kandidati i Partisë Socialiste, për bashkinë e Vlorës në zgjedhjet e 14 majit.

Vendimi u mor në Asamblenë e Partisë Socialiste së Vlorës paraditen e sotme ku i pranishëm ishte edhe kryeministri, njëkohësisht kryetari I PS-së, Edi Rama. 

Me votim të fshehtë socialistët kanë zgjedhur me 213 vota Ermal Dredhën si kandidat të PS-së për bashkinë e Vlorës kundrejt rivalit të tij socialist deputetit Fate Velaj, i cili mori 50 vota. Dy vota dolën të pavlefshme ndërsa në total ishin 265 vota, informon rtsh.al

Aktualisht Ermal Dredha mban postin e ambasadorit në Emiratet e Bashkuara Arabe ndërsa më parë ka shërbyer dhe si Konsull i Përgjithshëm i Shqipërisë në Bari, Itali.

Dredha është djali i Neki Dredhës, i cili ka mbajtur postin e kryebashkiakut të Vlorës në vitet 1998 – 2000

Ndërkohë sot pasdite pas mbledhjes së kryesisë së PS-së që do të jetë sot në orën 19:00 pritet të zyrtarizohen edhe kandidaturat e tjera për kryetar të bashkive për zgjedhjet e 14 majit.

/rtsh.al/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›