Zgjedhjet e 14 majit/ PS zgjedh emrat e kandidatëve për bashkitë e vendit, rikonfirmon 44 kryetarët aktualë

Në Partinë Socialiste ka përfunduar mbledhja e kryesisë së kësaj force politike ku janë zyrtarizuar edhe kandidatët që do të garojnë në zgjedhjet vendore të 14 majit.
Në këtë mbledhje është caktuar lista përfundimtare e kandidatëve për postet drejtuese të bashkive të vendit dhe ato të këshilltarëve bashkiakë, teksa kanë mbetur edhe dy ditë nga përfundimi i afatit zyrtar të depozitimit të listave në KQZ.
Ajo që bie në sy në listën e përzgjedhur nga kryesia e Partisë Socialiste është rikandidimi i emrave më të rëndësishëm që janë në krye të bashkive të vendit, kryesisht në qarqet më me peshë elektorale, si Tirana, Elbasani, Durrësi, Fieri, Korça, Gjirokastra, Berati, Lezha dhe Tirana, ku janë 44 kryetarë aktualë të bashkive të vendit. Ndërsa do të jenë 17 emra të rinj ku spikat Ermal Dredha për Vlorën. Për këtë të fundit Partia Socialiste ka zgjedhur Dredhën, duke shmangur rikandidimin e Dritan Lelit. Ndërkaq, Shkodra e cila aktualisht drejtohet nga demokrati Bardh Spahia, PS ka zgjedhur si kandidat përballë tij, Benet Becin.
Emrat e kandidatëve:
Qarku Tiranë
Tiranë- Erion Veliaj (i rikandiduar)
Rrogozhinë- Edison Memolla (i rikandiduar)
Kavajë- Redjan Krali (i rikandiduar)
Vorë- Blerim Shera (i rikandiduar)
Kamëz- Rakip Sulin (i rikandiduar)
Qarku Shkodër
Malësi e Madhe -Tonin Marinaj (i rikandiduar)
Shkodër-Benet Beci
Pukë- Gjon Gjonaj (i rikandiduar)
Vau i Dejës- Kristjan Shkreli, zv.kryetar i bashkisë
Fushë Arrëz- Frank Tuci (i rikandiduar)
Qarku Elbasan
Elbasan-Gledjan Llatja (i rikandiduar)
Cërrik-Andis Sala (i rikandiduar)
Belsh-Arif Tafani (i rikandiduar)
Gramsh- Besjan Ajazi (nga radhët e deputetëve)
Peqin-Bukurosh Maçi (kryetar i PS)
Librazhd- Mariglen Disha
Prrenjas-Nuri Belba (i rikandiduar)
Qarku Lezhë
Lezhë-Pjerin Ndreu (i rikandiduar)
Kurbin-Majlinda Cara (i rikandiduar)
Mirditë-Ndrec Deda (i rikandiduar)
Qarku Dibër
Dibër- Rahim Spahiu (i rikandiduar)
Mat- Agron Malaj (i rikandiduar)
Klos- Ilmi Hoxha (i rikandiduar)
Bulqizë- Festime Mjeshtri
Qarku Berat
Skrapar-Adriatik Meta (i rikandiduar)
Polican-Ardiatin Zotkaj (i rikandiduar)
Berat-Ervin Demo (i rikandiduar)
Dimal-Juliana Mema (i rikandiduar)
Kuçovë- Kreshnik Hajdari (i rikandiduar)
Qarku i Durrësit
Durrës- Emirjana Sako (i rikandiduar)
Shijak- Elton Arbana (i rikandiduar)
Krujë- Artur Bushi (i rikandiduar)
Qarku Korçë
Korçë- Sotiraq Filo (i rikandiduar)
Pogradec- Ilir Xhakolli (i rikandiduar)
Devoll- Eduard Duro (i rikandiduar)
Maliq- Gëzim Topçiu (i rikandiduar)
Pustec- Palë Kolevski (i rikandiduar)
Kolonjë- Erion Isai (i rikandiduar)
Qarku Gjirokastër
Gjirokastër- Flamur Golemi (i rikandiduar)
Përmet- Alma Hoxha (i rikandiduar)
Këlcyrë- Klement Domi (i rikandiduar)
Tepelenë- Tërmet Peci (i rikandiduar)
Memaliaj- Gjolekë Guci
Libohova- Leonard Hide
Dropull- Dhimitë Toli (i rikandiduar)
Qarku Kukës
Kukës- Safet Gjici (i rikandiduar)
Tropojë- Rexh Byberi (i rikandiduar)
Has- Halit Mulaj
Qarku Vlorë
Vlorë–Ermal Dredha
Selenicë-Nertil Bellaj
Delvinë-Besmir Veliu
Finiq- Romeo Cakulli
Himarë-Jorgo Goro (i rikandiduar)
Konispol-Erges Dule
Sarandë- Olti Caci
Qarku Fier
Fier -Armando Subashi (i rikandiduar)
Lushnje- Eriselda Sefa (i rikandiduar)
Mallakastër- Qerim Ismaili (i rikandiduar)
Roskovec- Majlinda Bufi (i rikandiduar)
Patos- Fatjon Duraj
Divjakë- Josif Goreja