E Diel, 1 Nëntor 2026

14 të dënuar me burg për trazirat etnike

Një gjykatë në Maqedoni ka dënuar 14 vetë për përfshirjen e tyre në trazirat etnike në muajin mars të këtij viti, nga të cilat së paku 22 vetë ishin plagosur. Dënimet e shqiptuara me burg sillen nga tre muaj e deri në pesë vjet.

Megjithatë, kjo gjykatë dje i ka pezulluar vendimet për gjashtë të dënuar, raporton agjencia AP.

Trazirat etnike në mars të këtij viti shpërthyen në Shkup, pasi qeveria konservatore e kishte nominuar një politikan shqiptar për ministër të Mbrojtjes, i cili kishte qenë njëri nga komandantët e ish UÇK-së në Maqedoni gjatë konfliktit të vitit 2001.

Pjesëmarrësit e trazirave nga shumica maqedonase ishin të përfshirë në përleshje të gjera me policinë, ndërsa të rinjtë shqiptarë, po ashtu ishin përfshirë në kundër-demonstrata të dhunshme. /Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›