E Diel, 1 Nëntor 2026

Hiqet neni 3 për Amnistinëligji pritet të rikalojë në Kuvend

Të tjera rreth shkrimit Kuvendi s'miraton ligjin 'Për Amnistinë" "Amnistia" në Kuvend, jashtë protestat Kuçi: Ne s'kemi mëshirë për askënd PRISHTINË - Kabineti qeveritar ka aprovuar Projektligjin për amnistinë dhe e ka riproceduar për miratim në Kuvendin e Kosovës, thuhet në një komunikatë për medie të Kryeministrisë.

Zëvendëskryeministri dhe ministri i Drejtësisë, Hajredin Kuçi, ka prezantuar ndryshimet e bëra në Projektligjin për amnistinë, duke bërë të ditur se neni 3 është hequr në tërësi dhe po ashtu  është shtuar neni që thotë se “të gjitha veprat penale që kanë rezultuar me lëndime trupore dhe me vrasje nuk do të amnistohen”, bën të ditur "Koha Ditore" .

Zv/kryeministri Kuçi po ashtu bën të ditur për takimin e sotshëm me partitë tjera politike, me LDK-në dhe AAK-në, të cilat janë pajtuar që ky Projektligj të procedohet dhe javën tjetër të miratohet në Kuvendin e Republikës së Kosovës.  

Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›