E Enjte, 5 Nëntor 2026

14 vjet në NATO/ SHBA: Shqipëria, anëtare vendimtare e aleancës

Kjo e shtunë shënon 14-vjetorin e anëtarësisë së Shqipërisë në Nato.

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, në një postim në rrjetet sociale shkruan se Shqipëria është krenare që është pjesë e aleancës më të fuqishme dhe më të suksesshme në botë.

Edhe ambasada amerikane në Tiranë vlerëson partneritetin me Shqipërinë, duke e konsideruar atë si një anëtare vendimtare të aleancës, e cila ka treguar përkushtim në promovimin e paqes dhe sigurisë.

Më 1 prill 2009 Shqipëria u bë anëtare me të drejta të plota në organizatën e traktatit të atlantikut të veriut – NATO, pas përfundimit të ratifikimit të protokollit të anëtarësimit nga të gjitha vendet aleate.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›