E Enjte, 5 Nëntor 2026

Berisha në Peshkopi: Zgjedhjet më 14 maj janë zgjedhje për rivendosjen e pluralizmit

Berisha ishte në Dibër këtë të shtunë ku prezantoi kandidatin për bashkinë Ismail Uka.

Ai shtoi se nga Tropoja deri në Konispol, të gjithë kandidatët e këtij koalicioni janë kandidatë të lirisë.

Ismail Uka vjen sot para jush si kandidat i juaji, si kandidat i lirisë, si kandidat i votuar nga ju dhe jo nga kryetari i partisë, jo nga kryesia e partisë.Ky është një ndryshim i madh. Por Ismail Uka, me Skënderin në garë u nda me një votë, megjithatë fakti që ai fitoi me një votë, nuk e zhvlerëson fitoren e tij, por u dëshmon ju se çdo votë e juaj kushton dhe ndonjëherë kushton tërë fitoren.Pati një rezistencë ndaj primareve. Në zona të caktuara më kërkonin me çdo kusht që të hiqnim dorë prej tyre. Por kurrë nuk u tërhoqa për të qenë besnik ndaj jush.Sot ne, nga Tropoja deri në Konispol, të gjithë kandidatët tanë janë kandidatë të lirisë, kandidatë të anëtarëve, mbështetësve të PD-së.Kjo e bën Ismailin, e bën Defrimin, e bën Skënderin, Bedriun, të gjithë kandidatët tanë kudo që janë, dy herë më të përgjegjshëm para jush. Ju garantoj ju se ata do jenë shërbëtorët tuaj, se ata do punojnë së bashku me ju për një model të ri, për një ndryshim të madh që ka nevojë jetike Dibra, që ka nevojë jetike Shqipëria.Se ata do përdorin me transparencë të plotë çdo qindarkë të taksave tuaja, të gjitha burimet që mund të sigurojnë për t’i kthyer në mbështetje të jetesës aty ku jeni.Dibra ka potenciale të jashtëzakonshme, potenciale të mëdha. Por mbi të gjitha pasuria më përrallore janë dibranët, mendja e tyre, shpirti i tyre.Unë kam besim se me 14 maj, ju do votoni ndryshimin, do votoni për Dibrën, do votoni për Shqipërinë.

Berisha tha ndër të tjera se zgjedhjet e 14 majit janë zgjedhje për rivendosjen e pluralizmit.

Zgjedhjet me 14 maj janë zgjedhje për rivendosjen e pluralizmit, në të cilat ne demokratët, sollëm në Shqipëri pluralizmin, por në vitin 2019, ne u bëmë bashkëautorë në rrënimin e pluralizmit, bojkotuam zgjedhjet lokale në një gabim historik, në një gabim të pafalshëm.Ndaj na duhet të punojmë dyfish, na duhet të punojmë ditë e natë, që këta burra që kemi këtu, Më 14 maj kemi një shans të madh të jetës sonë, të ndahemi nga një grup hajdutësh, nga një organizatë kriminale që përdor paratë tuaja në mënyrën më abuzive, që vetëm vjedh.U desh të vijnë zgjedhjet, që të fillojë lojën cinike Edi Rama se do bëj rrogën mesatare 900 euro dhe do u japë 5 mijë lekë pensionistëve.Pensionistëve duhet t’u dyfishosh pensionin. Albin Kurti ua rriti pensionet me 100 euro në muaj vetëm për shkak të rritjes së çmimeve. Rrogëtarëve ua rriti të gjithëve, studentëve u dha nga 120 euro.Kurse ky, pasi u rritën çmimet, u krijuan 520 milionë euro më shumë, ia ktheu vetes me klientelën e tij. Kanë krijuar një sekt që vjedhin nga mëngjesi deri në darkë. Udhëton për vete me avion me dhomë gjumi, shpenzon sikur të ishte i biri i sulltanit të Arabisë Saudite, 22 milionë euro udhëtime.Ajo ministrja që vjen këtu është Babëzi-Balluku.A e dini se ajo ulet në tryezë dhe porosit biftekun sa një ka, 1 mijë euro?Po njeriu ka një sens, njeriu publik ka një sens, ka një ndjeshmëri ndaj atyre që qeveris.Niset jashtë shtetit me thesar 22 milionë euro. Po ku i çon këto 22 milionë euro?Ishte tjetra, vinte në mbledhjet e partisë në Dibër me helikopter. Këta nuk kanë lidhje me ju, këta ju urrejnë ju, ndaj koha është të bashkohemi.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›