E Shtunë, 31 Tetor 2026

143 të vdekur, "gjallë" në regjistrat e Gjendjes Civile

SHKODER- Gjendja Civile e Shkodës afishon listën e personave mbi 100 vjeç dhe që vazhdojnë të jenë ende të regjistruar si të gjallë në regjistra. Lajmi është publikuar sot në Gazeta Shqiptare.

Janë 143 persona të cilët edhe pse janë ndarë me vite e dekada nga jeta, ligjërisht janë mes të gjallëve, e logjikisht duhet edhe të votojnë.

Mësohet se mosha e tyre është nga 101 deri në 139 vjeç. Personat në moshë më të madhe janë dy 156 vjeçarët, përkatësisht Hava Pepa e lindur në Tuz të Malit të Zi si dhe Mark Matranga i lindur në Temal të Shkodrës. Madje, emrat e tyre mund të figurojnë dhe në listat për votime. Zyra e Gjendjes Civile nuk mund të bëjë çregjistrim të tyre, pasi sipas rregullores duhet të jenë familjarë të këtyre personave që të bëjnë deklarimin e të afërmve të tyre të vdekur.

"Ne e dimë se këta persona janë të vdekur, por nuk kemi mundësi juridike dhe ligjore që t'i çregjistrojmë",- pohojnë burime të Gjendjes Civile.
(Lexoni shkrimin e plotë në numrin e sotëm të Gazetës Shqiptare)
(m.a/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›