SHBA mbeshtesin fuqishem integrimin euro-atlantik te Ballkanit
Ne Tirane u zhvillua sot nje konference nderkombetare mbi demokracine ne Ballkanin Perendimor me pjesemarrjen e diplomateve nga gjithe vendet e rajonit. Diplomatet amerikane ne kete takim deklaruan se Shtetet e Bashkuara mbeshtesin perpjekjet e rajonit per integrim euro-atlantik. Sipas tyre ne arritjen e ketij objektivi duhet te punojne te gjithe qeveria shoqeria civile dhe faktoret me ndikim.
SHBA mbeshtesin vendet e Ballkanit Perendimor qe te permbushin kriteret e BE dhe NATO-s me punen e tyre te perditeshme - deklaroi sot ne Tirane keshilltari i Sekretares se Shtetit Klinton per shoqerine civile dhe demokracite ne zhvillim Tomicah Tillemann. Ai i beri keto komente ne konferencen Demokratizimi i rajonit si kriter per paqe dhe stabilitet ne Ballkanin Perendimor te organizuar nga Keshilli Shqiptar per Marredheniet e jashtme. Zoti Tillemann tha se per te arritur objektivat e integrimit euro-atlantik SHBA po ndihmon jo vetem qeverite e rajonit por edhe shoqerine civile per te rritur transparencen dhe dialogun.
SHBA kujdesen thellesisht dhe kane investuar mjaft per te ardhmen e ketij rajoni. Ballkani perendimor si edhe pjesa tjeter e botes po perballet me nje periudhe ndryshimesh te jashtezakonshme. Me e rendesishmja eshte se ketyre sfidave dhe dinamikave te reja duhet tu pergjigjen bashkarisht si qeveritare shoqeri civile sipermarres private per te patur sukses ne mireqenien e qytetareve. SHBA - tha zoti Tillemann - deshiron qe Europa te jete e bashkuar dhe e zhvilluar ndaj mbeshtesim vendet e Ballkanit Perendimor qe edhe ata te arrijne nivelin e zhvillimit dhe anetaresimit te tyre ne Bashkimin Europian.
Zoti Tillemann tha se ne keto periudha te jashtezakonshme te historise SHBA jane thellesisht te angazhuara ne rajonin e Ballkanit. Permes bashkepunimit te te gjithe faktoreve do te vizatohet arkitektura e ndryshimeve ne menyre qe njerezit ti perqafojne ato. Demokracia do te jete me e mire me nje shoqeri civile me te forte me nje besueshmeri me te madhe mes paleve dhe me nje mirekuptim me te plote mes tyre per shanset dhe mundesite qe kane per zhvillim vendet dhe rajoni ne teresi tha ai.
Ndersa zv.kryeministri dhe ministri i jashtem i Shqiperise Edmond Haxhinasto thote se rajoni i Ballkanit ka ndryshuar shume dhe nuk eshte me nje fuci baruti sic eshte thirrur historikisht. Ballkani tani ka vende anetare dhe kandidate te Bashkimit Europian si edhe vende anetare dhe kandidate te NATO-s tha ai.
Ne konference moren pjese shume diplomate nga SHBA BE Shqiperia Maqedonia Mali i Zi Kosova Greqia Serbia Gjermania dhe Austria te cilet me temat e tyre shkembyen pikepamje mbi situaten ne rajon dhe ecurine e integrimit euro-atlantik.