E Shtunë, 31 Tetor 2026

‘Fëmijët e Sarajevës’ përzgjidhet për Oscar

Filmi i regjisores boshnjake Aida Begic, ‘Children of Sarajevo’, është futur në garën për Oscar për filmin më të mirë në gjuhë të huaj nga Asociacioni i Filmbërësve të Bosnjës dhe Hercegovinës.

Premiera e këtij filmi është dhënë në Cannes në maj, ku ka marrë shpërblimin special të jurisë. Ai përqendrohet në fatet e njerëzve që mundohen të përmirësojnë jetët e tyre në Sarajevën e pasluftës.

Filmi debutues i regjisores Begic, ‘Snow’, që flet për gratë e një fshati, të cilat bashkohen për t’i ndaluar të huajt për të blerë tokën me një çmim të lirë, ishte përzgjedhur për Oscar në vitin 2009.

"Children of Sarajevo" u përzgjodh nga një komision që përbëhej nga regjisori Danis Tanovic, i cili fitoi çmimin Oscar për filmin më të mirë në gjuhë të huaj në vitin 2002 me filmin e tij “No Man’s Land”, si dhe regjisorë dhe producentë të tjerë përfshirë Ahmed Imamovic, Srdan Vuletic, Faruk Loncarevic, Elma Tataragic, Jovan Marjanovic, Srdan Sarenac, Ines Tanovic dhe kostumografja Lejla Hodzic.

Akademia e Arteve Filmike dhe Shkencave do të shpallë pesë nominimet për filmin më të mirë të huaj më 15 janar. Ceremonia e 85-të e Academy Awards do të mbahet më 24 shkurt.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›