Zola gjobit lojtarët që s’flasin anglisht

Gianfranco Zola do ta përdor një strategji të re, për t’i dhënë fund krizës së rezultateve me ekipin e tij Watford, që garon në ligën e dytë angleze.
Ekipi nga Championshipi ka pësuar tri humbje rresht dhe duke e pasur parasysh se ka shumë lojtarë të huaj, trajneri italian mendon se mungesa e komunikimit, e ka bërë të veten.
“Lojtarët do ta kenë një periudhë të caktuar për ta mësuar gjuhën e re. Posa të skadojë kjo kohë, do të fillojnë gjobat”, deklaroi ish futbollisti i njohur italian për tabloidit britanik The Sun.
Aktualisht, Watfordi gjendet në pozitën e 18-të, me vetëm 6 pikë të grumbulluara.