‘Fifty Shades of Grey’ thyen rekord

I pari në trilogjinë erotike ka kapërcyer një milionëshin e shitur në njëmbëdhjetë javë, duke thyer rekordin e mëhershëm prej 36 javësh të vënë nga romani ‘Kodi Da Vinçi’ i autorit Dan Brown.
Libri gjithashtu ka thyer rekordin javor për shitjet e kopjeve me kopertinë të butë, duke shitur 397,889 kopje, sipas Nielsen Bookscan.
Në këtë mënyrë, ai e ka mundur ‘The Tales of Beedle the Bard’ të shkrimtares JK Rowling, që ka shitur 367,625 kopje në vitin 2008.
‘Fifty Shades of Grey’ aktualisht është libri i tridhjetedytë më i shitur që kur filluan rekordet në vitin 1998.
Ky roman ka thyer rekord edhe në shitjen në versionin elektronik. Botuesi Random House tha për The Bookseller se nuk mund të konfirmojë shitjet ekzakte digjitale për trilogjinë, por shtoi se shitja e librit elektronik ishte në nivel të ngjashëm me librin fizik.
Megjithatë, shitësi online Amazon ka thënë të martën se ‘Fifty Shades of Grey’ është bërë libri i parë elektronik që ka shitur një milion kopje për Kindle.