E Shtunë, 31 Tetor 2026

‘Melancholia’ merr besimin e kritikëve

Filmi i regjisorit Lars Von Trier ‘Melancholia’ është shpallur filmi më i mirë i vitit 2011 nga Shoqata Kombëtare Amerikane e Kritikëve të Filmit.

Filmi portretizon dy motra që ballafaqohen me fundin e botës. Ylli i filmit Kirsten Dunst është emëruar aktorja më e mirë nga paneli i fortë i 58 kritikëve.

Von Trier, i cili u dëbua nga festivali i Filmit në Cannes në maj pasi u shpreh se e ka simpatizuar Hitlerin, u la jashtë garës për regjisorin më të mirë.

Ky çmim ishte fituar nga regjisori amerikan Terrence Malick për filmin ‘The Tree of Life’.

Brad Pitt e fitoi çmimin për aktorin më të mirë për rolin e tij në filmin ‘Moneyball’.

Shpërblimet e kritikëve shihen si hapa kryesor drejt çmimeve Oscar. Anëtarë të Akademisë së Filmit, Arteve dhe Shkencave e kanë edhe një javë për të votuar për çmimet Oscar.

Por as ‘Melancholia’ as aktorja Dunst nuk janë nominuar për çmimet Golden Globes, të para si shpërblimet e dyta më të rëndësishme të Hollywood-it.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›