E Shtunë, 31 Tetor 2026

Damon nuk do ta bëjë punën e regjisorit

Matt Damon është tërhequr nga debutimi i tij si regjisor për shkak të “konfliktit të orareve”.

Ylli i filmit “The Bourne Identity” ishte bashkuar me John Krasinski për ta bërë skenarin, ndërsa kishte planifikuar që të pozicionohej prapa kamerës për ta bërë regjinë e filmit të ri dramë, ende të patitulluar.

Mirëpo, ai e ka kuptuar se nuk do të ketë kohë të mjaftueshme për t’u marrë me projektin e ri, prandaj ka hequr dorë nga bërja e regjisë. Megjithatë, ai do të jetë pjesë e filmit si aktor.

Punën e regjisorit do ta kryejë regjisori i filmit “Good Will Hunting”, Gus Van Sant, (film në të cilin po ashtu ka luajtur Damon dhe ka bërë skenarin së bashku me Ben Affleck, për të cilin fituan edhe Oskar)

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›