E Shtunë, 31 Tetor 2026

‘Orfeu me lyrë’ i kthehet Turqisë

SHBA’të i kanë kthyer Turqisë mozaikun e vjedhur në vitin 1998, në të cilin shfaqet Orfeu, një karakter ky i mitologjisë greke, u njoftua nga ministri turk i Kulturës, Ertugrul Gunay.

Mozaiku, në të cilin shihet Orfeu duke luajtur në lyrë dhe duke joshu kafshët, në Turqi ka rritur gjatë fundjavës. Moaziku është kthyer nga Muezu i Arteve në Dallas, falë një marrëveshjeje të përmbyllur mes Turqisë dhe këtij institucioni të shtetit federal të Teksasit, sqaroi Gunay.

Përfaqësuesit e muzeut amerikan ndërkaq kanë iniciuar edhe një shkëmbim kulturor ndërkombëtar, gjë që nënkupton edhe huazimin e shumë veprave artistike.

Mozaiku fillimisht do të ekspozohet për pak kohë në Stamboll, e pastaj do të udhëtojë drejt vendlindjes së tij, Sanliurfa, në juglindje të Turqisë.

Ndryshe, Muzeu i Dallasit kishte blerë këtë mozaik për 85,000 dollarë, në një ankand të organizuar në vitin 1999. Në ndërkohë ishte konstatuar se vepra ishte vjedhur nga një vendndodhje arkeologjike në Turqi.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›