E Shtunë, 31 Tetor 2026

‘The Photograph’ në AUK

Të enjten (më 16 shkurt), me fillim nga ora 17, në hapësirat e Universitetit Amerikan në Kosovë (AUK) mbahet ekspozita e dytë vjetore e fotografisë së studentëve ‘The Photograph’.

Pjesë e ekspozitës ‘Fotografi’ do të jenë punimet e përzgjedhura të artit dhe dizajnit, të mbi 50 studentëve të AUK’ut, me temën “Çka nënkupton për ju fotografi në shekullin e 21’të”. Do të ekspozohen mbi 200 punime.

Ndërkohë, do të ekspozohen edhe punime të tjera, që ndërlidhen me media dhe grafikë si dhe me artet e bukura.

Fotografitë e kornizuara do të jenë në shitje, dhe ato do të mund të blihen me një çmim të arsyeshëm.

Ngjarja organizohet si bashkëpunim mes Klubit të Artit Vizual të AUK’ut dhe Media Klubit të AUK’ut.

Studentët do të jenë në dispozicionin e vizitorëve për të gjitha sqarimet që lidhen me ekspozitën, shitjen, ose çështjet tjera që ndërlidhen me AUK. Gjithashtu, do të ketë edhe një koktej rasti.

Ngjarja do të mund të përcillet edhe online, në adresën: http://www.ustream.tv/channel/auk

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›