Viti inspirues

"Shqiptarët do të donin që ky vit të jetë vit i të vërtetave të tyre, jashtë çdo manipulimi të zhvillimeve të një shekulli, ku ata u bënë të lirë e të pavarur.
Të bëhet ky vit inspirues për të ecur drejt të vërtetave të kombit, që janë më të rëndësishme. Ato duhet të paraqiten siç kanë qenë”, u shpreh kryeministri Berisha gjatë mbledhjes së Komitetit Ndërministror për 100-vjetorin e Pavarësisë.
Për të gjitha historitë e rëndësishme, kryeministri Berisha kërkoi që gjithçka të zbardhet nga studiuesit, por duke u mbështetur në fakte e dokumente.
"Kjo mbledhje vjen si vazhdim i punës së bërë nga të gjitha nëngrupet e këtij Komiteti për hartimin e një plani veprimtarish të rëndësishme për kremtimin e 100-vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë, veprimtari këto që do shtrihen në gjithë vitin, pasi viti është i gjithi jubilar. Këto veprimtari do shënojnë ngjarjet dhe momentet më të rëndësishme në historinë e kombit shqiptar", u shpreh kryeministri.