‘The Rolling Stones’ incizon në Paris

“Do të bëjmë pak qejf këtë javë në studion në Paris”, ka shkruar Jagger. Ai madje ka postuar edhe një foto duke i rënë kitarës në një studio. Javën që shkoi, anëtarët e bendit Mick Jagger, Keith Richards, Ronnie Wood dhe Charlie Watts ishin parë duke dalë nga një studio në kryeqytetin francez.
Një fans i tyre kishte identifikuar emrin e studios duke dhënë si alternativë që ajo mund të jetë “Studio Guillaume Tell” në Paris. Bazuar në deklaratat e ekspertit dhe arkivistit të “The Rolling Stones”, Nico Sentgraf, sesioni i incizimeve ka qenë përfundim i një prodhimi në bashkëpunim me producentin Don Was, me Chuk Leavell në piano dhe Darryl Jones në bas.
Koha relativisht e shkurtër e incizimeve tregon se grupi nuk është duke regjistruar një album të plot. Sipas ekspertit Sentgraf, bendi mund të jetë i përfshirë në ndonjë projekt për të realizuar në tjetër version hitet e tyre të mëdha. Ndonëse grupi është bashkë gjatë kësaj vere, thuhet që të kenë punuar në materiale të vjetra.
”Nuk ka pasur asnjë këngë të re, sepse me siguri që do të merrej vesh. Ata më siguri janë duke luajtur sikur të ishin në ndonjë garazh ose po kontrollojnë se ku janë më mirëmbajtjen e zërit të tyre”, ka thënë Keith Richards, ekspert tjetër i bendit.
Përpos një logoje të veçantë dhe një dokumentari të ri për “Rolling Stones”, asgjë nuk është zbuluar sesi do të festohet përvjetori i tyre i 50-të.
“Lajme emocionuese do të vijnë së shpejti”, kishte shkruar bendi më herët në rrjetin social “Facebook”. Më herët, në korrik, Jagger kishte thënë për “Evening Standard” se “Stones...” ka plane të performojë live gjatë vjeshtës.
Të hënën, grupi ka zbuluar se dokumentari “Charlie Is My Darling-Ireland 1965” do të jepet premierë në “New York Film Festival” me 29 shtator. Është marrë vesh se aty do të përfshihen pamje nga performancat e tyre live dhe sekuenca nga jeta private e anëtarëve të bendit.