E Shtunë, 31 Tetor 2026

‘Titanic’, rekordet vazhdojnë

Në Kinë, versioni tredimensional i filmit “Titanic” është bërë një hit i vërtetë. Vizitorët në numër rekord kanë vërshuar në hapje. Versioni i përtërirë i filmit të James Cameronit ka fituar 58 milionë dollarë vetëm në Kinë, dhe kështu ka thyer rekordin e hit filmit “Transformers: Dark of the Moon” (55 milionë dollarë).

Është interesante që pikërisht ky shtet ka censuruar këtë film. Është e njohur se censuruesit e kanë hequr një skenë nga filmi, ku aktorja Kate Winslet shfaqet lakuriq. Por kjo me sa duket nuk ka ndikuar në zvogëlimin e shikuesve.

Me gjithë faktin se në SHBA hapja nuk ka kaluar shumë mirë, filmi ka arritur të fitojë më shumë se dy miliardë dollarë. Shifrat tregojnë se projekti në vlerë prej 18 milionë dollarësh gjithsesi ka shpaguar investimet, që ka gëzuar shumë adhurues të “Titanikut”.

Ndërsa të dielën në det u bën homazhe duke hedhur kurora, në përkujtim të 1500 personave që vdiqën pas fundosjes së anijes “Titanic” në Oqeanin Atlantik, një shekull më parë.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›