Francesco Pedrini, një ekspozitë për tornadot

Artisti italian Francesco Pedrini rikthehet në Tiranë me ekspozitën e titulluar “Era” (Vento), që do të hapet në datën 20 prill, ora 18.00, pranë Institutit Italian të Kulturës. Era është bërë qendra e kërkimit të Pedrinit. Projekti parashikon një seri vizatimesh të lëvizjes së ajrit në shkallën matëse të intensitetit 12.
Nga forca 12 (uragan) deri në forcën 0 (e qetë). Janë vizatime të realizuara me një kompresor ajri duke u nisur nga imazhet në negativ të fotografive të shkrepura nga kërkuesit në fushën e meteorologjisë. Spektakël unik dhe i fuqishëm që rivizaton kufijtë dhe pengesat, vizaton fituesit dhe humbësit që vijnë nga të gjitha drejtimet, zhvesh njeriun nga qenia e tij hero për ta krahasuar atë me qenien e tij njeri.