“Aktorin në kuti” merr çmim special

Me rastin e selektimit në një konkurrencë të madhe nga mbarë bota për pjesëmarrje në festivalin më prestigjioz në botë të Monodrames THESPIS në Kiel të Gjermanisë, nga 8 deri me 16 nëntor, shfaqja “Aktori në kuti” arriti të përzgjedhet ndër 11 monodramat më cilësore dhe të prezantohet në konkurrencë zyrtare te festivalit.
Pas një konkurrence të madhe shfaqja “Aktori në kuti”, aktori, regjisori dhe autori i shfaqjes, Mentor Zymberaj, kthehet me një nga çmimet më të larta të Forumit Ndërkombëtar të Monodramave në Botë me Çmimin Special.
Kjo njëherit është ndër çmimet më të mëdha të kësaj shfaqje, e cila deri me tani ka sjellë në Kosovë gjithsejtë 15 çmime ndërkombëtare.
Ky çmim i madh nga niveli më i lartë artistik i forumit dhe drejtorive artistike të festivaleve në mbarë botën, radhit shfaqjen “Aktori në kuti” në radhën e monodramave më të mira në botë dhe aktorin Mentor Zymberaj, njërin nga aktorët më të mirë në Forumin e Monodramave të Botës.
Ky çmim njëherit hap rrugë që nëpërmjet suksesit të aktorit Zymberaj, Kosova të anëtarësohet në rrjetin më të madh teatror, pos Forumit të Monodramave në Botë, në të cilin ka arritur të anëtarësohet me Festivalin Ndërkombëtarë të Monodramave në Kosovë “MonoAKT” para 4 vitesh. Ky është edhe një sukses po ashtu i madh që Kosova nga sukseset vetanake te artistit në fjalë të ngrisë në nivelet më të larta skene teatrore kosovare dhe të radhitet me Institutet e shoqërive me të zhvilluara teatrore në botë.
Ky është njëherit një sukses i shumëfishtë i prezentimit të kësaj Shtëpie Teatrore Filmike AKT në skenën teatrore botërore. Ky është synim i shoqërisë sonë në të gjitha segmentet e zhvillimit dhe prezentimit të shoqërisë sonë, si në art, sport dhe segmentet tjera.