Ambasadoret Zgjidhni ngercin

Nga qyteteti i Fierit, i kthyer në kryefjalën e konfliktit më të fundit politik mes palëve, ambasadorët kanë kërkuar zgjidhjen e çështjes në favor të këshillit të këtij qarku, por më shumë se sa kaq në favor të vendit.
Ettore Sequi, ambasador i KE-së në Tiranë dhe ai i OSBE-se, Eugen Wolfarth thanë gjatë ceremonisë së inaugurimit të Europa Plaza në qendër të qytetit, se ky shesh që këtej e tutje do të mbajë emrin e Europës, jo vetëm simbolikisht. Wolfarth tha se qarku i Fierit është një çështje e shtetit të së drejtës.
“Është një debat që bëhet për shtetin e së drejtës. Ne i ndjekim nga afër zhvillimet për këtë çështje, është diçka e brendshme që duhet zgjidhur nga palët këtu. Duhet një zgjidhje në favor të qarkut të Fierit, por edhe vendit, shpresoj të gjendet një zgjidhje e shpejtë dhe korrekte. Nëse do të më pyesni se cilën anë mbaj, ju them që unë kam mbajtur, mbaj dhe do të mbaj gjithmonë anën e shtetit të së drejtës”, deklaroi ambasadori Wolfarth.
Prezenca në Fier, qytet që i ka dhënë emrin konfliktit politik, gjatë inaugurimit të ndërtimit të veprës infrastrukturore Europa Plaza, projekt i bashkisë së Fierit, nuk ka dalë jashtë vëmendjes së kreut të opozitës Edi Rama.
“Fieri së fundmi është lidhur me Europën, por ne jemi këtu në Fier për t’i sjellë Europën atij dhe të gjithë vendit. Europa nuk është spostim fizik, por ndërtimi i saj këtu në shtëpinë tonë”, deklaroi Rama.
“Europa Plaza”, siç është quajtur vepra infrastrukturore në Fier, është nje glob 11 metra i lartë dhe diametër 7 metra në masiv hekuri. Ai është konceptuar nga artisti Fate Velaj dhe është një investim i bashkisë së qytetit të Fierit për 100-vjetorin e Pavarësisë.