E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Brave” shkelë konkurrencën

Filmi i ri i shtëpisë filmike Disney, “Brave” (Guximi), ka realizuar një debutim të shkëlqyeshëm gjatë fundjavës, duke u radhitur i pari përnda fitimet në arkat e kinemave amerikane, me 66.7 milionë dollarë.

Jashtë tregut filmik amerikan filmi ka inkasuar edhe 13.5 milionë dollarë të tjera, duke bërë kështu që ai të fitojë gjithsejtë 80.2 milionë dollarë, njofton agjencia AP.

Ngjarja e këtij spektakli të animuar filmik të kompanisë Disney zhvillohet në Skoci, ndërsa personazh kryesor i tij është princesha skoceze. Ajo është një femër e ashpër, e papërmbajtur, kokëfortë, dhe, mbi të gjitha, e guximshme...

Në vendin e dytë për nga fitimet këtë fundjavë u radhit filmi tjetër i animuar “Madagascar 3: Europe Most Wanted" (Madagascar 3: Më të Kërkuarit në Evropë), me 20.2 milionë dollarë. Gjatë dy fundjavave të kaluara ky film ishte i pari në listat amerikane të filmave më të shikuar.

Nga ana tjetër, filmi debutues i zhanrit aksion, i shtëpisë filmike 20th Century Fox, "Abraham Lincoln: Vampire Hunter" (Abraham Lincoln: Gjuetar Vampirësh) u radhiut si i treti, me 16.5 milionë dollarë.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›