E Diel, 1 Nëntor 2026

“Cesar Must Die” fitoi në Berlinale

Drama “Cezari duhet të vdesë” e vëllezërve italianë Paolo dh Vittorio Taviani ishte fituesja e “Ariut të Artë” në festivalin e filmit në Berlin.

Pjesa më e madhe e kastës së aktorëve të filmit ishin të burgosur dhe ish të burgosur, por pikërisht ky fakt i u vlerësua maksimalisht nga kritika që vlerësoi ripërpunimin e tragjedisë shekspiriane.

“Ne shpresojnë që filmi të dalë për mbarë tregun dhe të pasionuarit e kinemasë ta vlerësojnë vetë atë…ta kuptojnë që të gjithë ata që na rrethojnë, edhe të burgosurit, të dënuarit me vdekje janë qenie njerëzore”, deklaroi në fjalën e rastit Paolo Taviani, 80 vjeç teksa po tërhiqte çmimin.

Juria ndërkombëtare që zgjodhi fituesin, udhëhiqej nga regjisori britanik, Mike Leigh.

‘Ariu i argjendtë” i është ndarë dramës hungareze “Just the Wind”, e cila mbështetej në ngjarjen e vërtetë, vrasjen e një familjeje rome në Hungari.

Christian Petzold morri çmimin e regjisorit më të mirë për dramën ‘Barbara”, e cila trajton një temë nga lufta e ftoftë, kurse debutantja Rachel Mwanza fitoi çmimin ‘Aktorja më e mirë’ për rolin e saj të ushtarit fëmijë në dramën “War Witch”.

Sivjet, në tepihun e kuq të Berlinales parakaluan aktorë të njohur si Angelina Jolie e Brad Pitt, pastaj Robert Pattinson, Meryl Streep e shumë yje të tjera të kinematografisë botërore.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›