E Shtunë, 31 Tetor 2026

Messi fundos Valencian

Lionel Messi realizoi katër gola në fitoren e Barcelonës ndaj Valencias, me rezultat 5-1 në Nou Camp. Ylli argjentinas shkëlqeu në ndeshjen e tij të 200-të në La Liga dhe ishte më meritori në triumfin e gjigantit katalan.

Valencia ishte e para që kaloi në epërsi në minutën e 9-të kur realizoi Pablo Piatti. Por, Barcelona u kundërpërgjigj duke barazuar dhe kaluar në epërsi brenda pesë minutash (22 dhe 27), me golat nga Messi.

Reprezentuesi argjentinas kompletoi het-trikun e tij duke realizuar në minutën e 76-të, kurse në të 85-ën e shtoi edhe të katërtin. Mesfushori Xavi realizoi golin e pestë për Barcelonën në minutën e parë shtesë.

Me këtë fitore, gjiganti katalan mbetet dhjetë pikë prapa Real Madridit pas 23 xhirosh. Messi iu afrua Cristiano Ronaldos në listën e golashënuesve me 27 nga 23 ndeshje, një më pak se portugezi.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›