E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Hakmarrësit” nisen furishëm

Megaspektakli filmik "The Avengers" (Hakmarrësit) filloi të shfaqet fundjavën e kaluar nëpër kinematë amerikane. Sikurse edhe pritej, filmi menjëherë u shndërrua në hit të vërtetë.

Në fakt, prej kësaj të hëne filmi "The Avengers" është pronar i titullit të filmit më të suksesshëm debutues të të gjitha kohërave, me një fitim prej 200 milionë dollarësh për vetëm një fundjavë shfaqjeje.

Filmi “The Avengers” tejkaloi rekorderin e deritanishëm, vazhdimin e fundit të sagës për Harry Potter, i cili vitin e kaluar kishte arritur që të fitonte plotë 169 milionë dollarë në fundjavën e parë të shfaqjes nëpër kinema amerikane.

Nëse kësaj i shtohet edhe fitimi i filmit që u realizua nëpër kinematë ndërkombëtare, atëherë del se filmi gjithsejtë fitoi 640 milionë dollarë nga shfaqja njëjavore e tij, e kjo shifër është më tepër sesa që dy vazhdimet e filmit “Iron Man” (585 dhe 623 milionë), “Thor” (449 milionë) dhe “Captain America” (368 milionë) arritën të fitonin gjatë gjithë kohës së shfaqjes së tyre nëpër kinema.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›