Wenger kërkon reagim

Arsene Wenger kërkon nga lojtarët e tij të reagojnë. Pas barazimit në Emirates Stadium ndaj Norwich Cityt, trajneri i Arsenalit kërkon nga djelmoshat e tij që të shikojnë përpara, para ndeshjes së fundit të kampionatit.
“Nuk mund të rrezikojmë më. Nëse nuk ia dalim të fitojmë ndaj West Bromwich Albion, rrezikojmë të mbesim jashtë Ligës së Kampionëve. Këtë nuk mund ta lejojmë. Ne po krijojmë shumë raste, por duhet të jemi më insistues dhe më të saktë në zonën e sulmit”, theksoi trajneri francez.