“(Prishtina) Unlimited” me Grip dhe Borel

“(Prishtina) Unlimited” është punëtoria e radhës e organizuar nga Qendra për Art Bashkëkohor “Stacion”, e që do të mbahet nga data 17 tetor. “(Prishtina) Unlimited” është një punëtori/workshop i muzikës së improvizuar e cila synon të thellohet në procesin muzikor, dhe zbulimin e atij procesi deri në fund kur bëhet edhe lirimi me anë të tingullit dhe zërit.
Dy artistët që janë ftuar të performojnë janë Joel Grip dhe Pierre Borel, nga Franca, gjegjësisht Danimarka.
“(Prishtina) Unlimited” është punëtori që nuk bazohet në një zhanër muzikor, që do të thotë se grupi nuk do të provojë të rikrijojë kallëpet ekzistuese muzikore si Be-bop, free jazz, death metal, gagaku, minimalizmin etj., por të inspirohet nga ato dhe të krijojë një muzikë të paetiketuar kolektive. Ko punëtori përfshin performimet solo, duo, trio si dhe performimet në ansamble më të mëdha.
Punëtoria do të mbahet në Departamentin e Muzikës në Fakultetin e Arteve të Universitetit të Prishtinës, prej 17 deri me 22 tetor.