E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vazhdon perplasja Topi-Topalli


Vazhdon përplasja mes presidentit Topi dhe kryetares së Kuvendit Topalli.

Në një deklaratë për shtyp të shpërndarë nga zyra e Presidentit të Republikës thuhet ndër të tjera se “z. Topi u njoh përmes burimeve zyrtare me disa deklarata e nisma të njëanshme, të pasakta dhe denigruese të ndërmarra ndaj tij dhe institucionit që përfaqëson nga individë apo grupe të caktuara partiake lidhur me vizitën e suksesshme në Shkodër. Në respekt të qytetarisë shkodrane, opinionit publik dhe përgjegjësisë institucionale Presidenti sqaron se në asnjë rast, në asnjë fjalë apo veprim të tij nuk ka bërë komente kritike ndaj qytetit të Shkodrës, qytetarisë, traditës së pasur të gjuhës apo të kulturës së saj.”

“Mesazhi kritik i presidentit, siç mund të vërtetohet direkt përmes regjistrimeve televizive, i është adresuar nominalisht një zyrtari të lartë të shtetit, e cila me qëndrime e sjellje joinstitucionale, keqpërdor detyrën kushtetuese, postin publik, etikën institucionale të komunikimit dhe vetë votën demokratike të Shkodrës. Cdo interpretim tjetër është jorealist dhe i sponsorizuar nga zyrtarë të vecantë, të cilët duan ta mbajnë qytetin peng të axhendave të tyre personale politike”, shton deklarata për shtyp.

“Kjo sjellje abuzuese me mandatin përfaqësues dhe vullnetin e qyterarisë shkodrane, me siguri që nuk ka dhe nuk mund të ketë mbështetje qytetare, përvec grupeve të tilla të izoluara dhe të lidhura me interesa të ngushta ekonomike e politike. Edhe njëherë, Presidenti i Republikës rishpreh vlerësimin e tij më të lartë për Shkodrën dhe gjithçka që ky qytet ka përfaqësuar denjësisht në historinë e shtetit dhe shoqërisë shqiptare”, thuhet ndër të tjera në deklaratën e presidencës.

Presidenti ishte të shtunën në ceremoninë e homazheve në nderim të aktorit të njohur shkodran Ndrek Prela, i cili u nda nga jeta një ditë më parë në moshën 91-vjeçare.

Facebook
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga politika Asfaltimi në shesh, padi Bashkisë
Punimet që po kryhen në sheshin “Skënderbej” për asfaltimin nga e para të rrugëve do të jenë objekt i denoncimit në prokurori nga këshilltarët socialistë, pasi sipas tyre po shkelen procedurat ligjore dhe se nuk dihet  nëse ka një projekt për to.
Idrizi: Gjoba për deklarim të rremë
Kreu i PDIU-së, Shpëtim Idriz u kërkon qytetarëve që të mos bëjnë deklarim të rremë për interesa të caktuara në lidhje me përkatësinë  etnike.
Video e Metës, ekspertët s’kanë mjete
Kur ka mbetur edhe një javë kohë nga afati njëmujor që Gjykata e Larte la në dispozicion të tre specialistëve shqiptarë për ekspertimin e videos Meta-Prifi, ata i janë drejtuar kësaj gjykate me një letër me anë të të cilës kërkohet ndihmë. Rama: Vendimi i Topit, i drejtë
Në një shkrim editorial që botohet të dielën në gazetat shqiptare, kryetari socialist Edi Rama i jep të drejtë Presidentit të Republikës në vendimin e tij për kthimin e ligjit që lejon importin e mbeturinave. Topi: Qeveritarët të mësojnë komunikimin
Presidenti i Republikës, Bamir Topi i është përgjigjur nga Shkodra deklaratave të Ministrisë së Mjedisit se, kthimi i projektligjit për mbeturinat është me karakter politik.

Lajmet kryesore

Top Media, Ëndrra Vazhdon!
Tani e mbajti fjalën; Jeta e Kadaresë në dokumentar
CEZ: Gjobë dhe burg për 328 konsumatorë
Video e Metës, ekspertët s’kanë mjete
Idrizi: Gjoba për deklarim të rremë

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›