“Puthja e vjedhur”, 20 muaj burg shqiptarit

Nga Express më 12 janar 2011 në ora 00:43
Një puthje e “vjedhur” në mënyrë të dhunshme ndaj një kamariere në Kremona të Italisë, i ka kushtuar një shtetasi shqiptar 1 vit e 8 muaj burg.
Shqiptari, Angjelin M. 34 vjec u shpall fajtor për dhunim seksual të shkallës minore dhe vec burgut duhet të dëmshpërblejë viktimën me 2500 euro.
Ngjarja në fjalë i përket 3 gushtit të vitit 2007, kur shqiptari kishte hyrë në një bar në gjendje të dehur dhe pasi kishe porositur një kafe në banak, ka puthur me dhunë kamarieren që i shërbeu.
Avokati i kamarieres në seancën gjyqësore tha se klientja e tij vuajti pasoja traumatike të “dhunës” së pësuar dhe për këtë arsye në dhjetor të po atij viti dha dorëheqjen nga puna. /tch/