E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zanfina nuk ndalet

Ka më shumë se 80 000 fansa në facebook. Disa herë ndërroi stilin në vitin 2010. Për këtë vit ka plane shumë interesante. Zanfina Ismajli flet për Express. Nga Ardian Jasiqi më 11 janar 2011 në ora 15:30

Ndërrimi i motmoteve atë e zuri duke kënduar nëpër diskoteka të ndryshme. Por, megjithatë këngëtarja e re kosovare gjatë vitit që lamë pas ka pasur një “llok” që disa këngëtare të tjera ja kanë kopjuar.

Qysh në fillim të vitit të kaluar ajo kishte ardhur me ndryshe. Kishte ndryshuar pamjen me një frizurë të cilën e kopjuan edhe disa këngëtare të tjera kosovare. Por, më të ardhur vera Zanfina ndryshoj edhe një herë pamjen e saj.

Pikërisht ky stil e bënë atë që të krenohet për vitin që e lamë pas.

“Ndoshta e veçanta e imja kanë qenë ndërrimet që i kam bërë. I kam bo dy ndërrime dhe kam pasur në plan të bëj edhe disa të tjera por megjithatë jam ndalur me kaq por pritet që edhe këtë vit të bëj diçka të re”, ka thënë këngëtarja gjatë një bisede për Express.

Ndryshimet e saj janë paraqitur edhe gjatë programeve të Vitit të Ri. “Më së shumti ndërrime në stil kam bërë gjatë xhirimeve të Vitit të Ri”.

Megjithatë, 2010’ta ka qenë e frytshme për Zanfinën edhe në aspektin muzikorë. Këngëtarja kishte realizuar disa këngë dhe kishte realizuar edhe disa spote muzikore.
Kurse për zhanrin thotë se e ka përdorur zhanrin e stilin “dance”.

“Kryesisht e kam përdorur zhanrin “dance” por mos të harrojmë se e kam përdorur edhe atë R&B”, thotë ajo.

Zanfina thotë se edhe gjatë këtij viti priten risi.

“Sepse do të përziej këto zhanre dhe normalisht do të shikoj edhe këngët dhe bashkëpunëtorët që do të më ofrohen për realizimin e tyre”.

Në lidhje me ndonjë bashkëpunim me ndonjë reper apo ndonjë këngëtarë të tjerët Zani thotë se pasur oferta por do t’i shqyrtoj ato dhe normalisht “ato që janë më të përshtatshme do të realizohen kurse ato që nuk janë nuk do të realizohen”.

Por, më sa duket pirateria ka bërë që këngëtarja për momentin mos të mendoj për ndonjë editim të ndonjë albumi muzikorë.

“Nga viti 2006 kam të realizuar rreth 10 këngë dhe të bëj ndonjë album më ato këngë nuk me duket e arsyeshme pasi që këngët tashmë janë dëgjuar nga adhuruesit e mi”.

Zanfina shpreh edhe keqardhjen se sot të bësh album është dëm i madh sepse këngët po shkarkohen në internet.

“Si të publikohet albumi i tëri del në internet dhe njerëzit kanë mundësi që ta shkarkojnë atë falas. Pra, albumet nuk po shiten”, ka thënë ajo.

Edhe pse ditë pushimi Zanfina thotë se qysh tash kanë filluar koncertet dhe ofertat për të kënduar nëpër vende të ndryshme të Evropës.

“Kam oferta edhe pse shumë herët dhe qysh tani jam duke filluar të krijoi një agjendë”.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›