E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Sistress” fiton në TIFF

Filmi “Sistress” i regjisorit kosovar, Birol Urcan, është shpallur fitues në kategorinë e filmit të shkurtër shqiptar, të Festivalit Ndërkombëtar të Filmit në Tiranë (TIFF).

Në motivacionin e Jurisë, mes tjerash, thuhet se “Sistress” është një komedi “që sjell në ekran një copë jete plot vërtetësi, duke nderuar marrëdhënie njerëzore e karaktere të gjalla”.

Ndryshe, “Sistress” ishte në konkurrencë bashkë me mbi 20 filma nga e gjithë bota shqiptare - përfshirë diasporën.

“Jam i lumtur për çmimin. Natyrisht, kjo është meritë e gjithë ekipit që ka punuar në film. Sigurisht që këtë çmim e bën të veçantë edhe fakti se na u nda më 28 nëntor, në 100-vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë dhe në 10-vjetorin e Tirana International Film Festival. Për më tepër, jemi të nderuar që jemi fitues në një konkurrencë me filma të shumtë të kualitetit të lartë dhe atraktiv”, u shpreh regjisori dhe bashkëproducenti i filmit, Birol Urcan, i cili foli në emër të ekipit të filmit.

Ndryshe, ky është çmimi i dytë për filmin ‘Sistress”, pas çmimit për regjinë më të mirë që iu nda në edicionin e sivjetmë të Festivalit 9/11, këtë shtator, në Prishtinë. Filmi është bashkëprodhim i BConsult Films dhe A&G Pro.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›