15 deputetë kundër regjistrimit të popullsisë

Këtë e ka deklaruar nënkryetari i Këshillit të Lartë të Drejtësisë, Kreshnik Spahiu, i cili ka theksuar se po synohet gjetja e konsensusit nga të dy krahët e politikës.
Sipas tij disa përpjekje për bllokimin e nismës nuk do të funksionojnë. “Ndihet dukshëm që ka përpjekje të forta lobiste brenda kuvendit për të siguruar votat qoftë të PD-së, qoftë të PS-së për të siguruar një konsensus për ndryshimin e këtij ligji.
Nga ana tjetër, është një numër më i madh se 15 deputetë të cilët kanë qenë pjesë, qoftë nga opozita, qoftë nga mazhoranca, madje, disa prej tyre edhe kanë nënshkruar”, thotë Spahiu. Ndërsa për herë të parë Parlamenti vendoset përballë një nisme të qytetarëve, nëse ajo nuk merret në konsideratë, për zotin Spahiu vetëdeklarimi i etnisë dhe fesë, do të shkaktojë konflikte sociale.
“Imagjinoni se çfarë do të ndodhte nëse ne fusim komunitetet fetare dhe minoritetet në një garë që do ishte burim konflikti dhe kontestimi i rezultateve dhe shifrave në fund", thekson ai. Por përse nismëtarët e këtij procesi ju adresuan Parlamentit dhe nuk zgjodhën rrugën e referendumit.
“Ata që prodhuan Kushtetutën e regjistruar në mënyrë të tillë që referendume të mos bëhen në Shqipëri. Pavarësisht të drejtës për të bërë referendum, ana teknike është që të mos realizohet. Edhe për një arsye tjetër, sepse nëse do të kishim një kundërvënie totale të politikës nuk do arrihej 50 % i daljes në votime, kusht i domosdoshëm për një referendum të vlefshëm” përfundoi Spahiu për AS. Tashmë nisma është depozituar në Parlament, dhe pritet që t’i nënshtrohet procedurave parlamentare. /Start/
2011-06-26 13:35