Grabitësit ekzekutojnë 40-vjeçarin
Dy persona që po vidhnin kabullin e energjisë elektrike, nga frika se mos po i zbulonte, kanë qëlluar me dy plumba shtetasi Ridvan Bekovi duke e lënë të vdekur ne vend.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin e Shtojit të Vjetër në rrethin e Shkodrës paraditen e se dielës, kur Ridvan Bekovi kishte shkuar në token e tij për ta punuar, por në ato momente grabitësit i kanë vjedhur kabllon e energjisë elektrike. Pasi i ka zbuluar 40- vjeçari ka nisur të konfrontohet me grabitësit por në këtë moment është qëlluar me 2 plumba, një në kraharor ndërsa tjetrin në krah, duke e lënë të plagosur rëndë.
Grabitësit janë larguar nga vendi i ngjarjes, duke iu shpëtuar prangave të policisë. Kanë qenë të afërmit e 40- vjeçarit që kanë gjetur trupin e pajetë dhe menjëherë kanë njoftuar policinë. Forcat e rendit shkuan në vendin e ngjarjes duke nisur hetimet.
Në vendin e krimit kanë munguar provat siç janë gëzhojat, ndërsa kjo ka shtuar dyshimet se autorët i kanë marrë me vete duke i zhdukur. Ridvan Dekovi është viktima e dytë në rrethin e Shkodrës brenda 1 muaji që ekzekutohet nga grabitësit në momentin që këta të fundit janë duke kryer vjedhje. /Start/ E. Nabolli/
2011-06-26 12:08