E Shtunë, 31 Tetor 2026

15 kosovarë, dyshohet të jenë mbytur në lumin Tisa

Një varkë me shtetas kosovarë, në të cilën udhëtonin të paktën 15 persona, është mbytur në ujërat e lumit Tisa, afër brezit kufitar Serbi- Hungari. Ky lajm tragjik është konfirmuar edhe nga Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës, zyrtarë të së cilës pritet të udhëtojnë drejtë Hungarisë. Ngjarja ka ndodhur një javë më parë, por është bërë e ditur vetëm gjatë orëve të fundit, ndërsa është konfirmuar nga autoritetet kosovare. Sipas mediave të rajonit, ende nuk dihet saktësisht numrin i viktimave. Nga media hungareze deri më tani raportojnë se nga kjo tragjedi kanë mbijetuar vetëm tre persona. Sipas agjencisë së lajmeve INA të mbijetuarit janë, Blerim Ramaj, bashkë me dy fëmijët e tij Erilden, tre vjeçe dhe djalin Rendi, rreth dy vjeç. Ramaj ka deklaruar se aksidenti ka ndodhur natën e 16 tetorit, rreth orës 23:00. Ai i tronditur nuk ka mundur të japë më shumë detaje rreth rastit, duke treguar se nuk di akoma asgjë as për fatin e bashkëshortes së tij, Elvira Jaha, 23 vjeçe. Deri më tani ende nuk bëhet të ditura detajet për ngjarjen e ndodhur. Dyshohet se viktimat e kësaj tragjedie po tentonin për të emigruar në vendet të Bashkimit Europian. Ministria e Jashtme e Kosovës ka vendosur kontaktet me organet hungareze dhe në koordinim thuhet se janë duke punuar për zbardhjen e plotë të rastit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›