E Diel, 1 Nëntor 2026

Kroaci, Gjykata e Lartë: Autori i blogut nuk duhet të burgoset

ZAGREB-Gjykata e Lartë e Kroacisë vendosi se autori i një blog-u nuk duhet të burgoset për komentet e vëna në faqen e tij të internetit nga një bashkëpunëtor i paidentifikuar.

Gjykata e Lartë përmbysi sot dënimin e Damir Fintiçit për shpifje ndaj ish-kryetarit të bashkisë së Vukovarit.Fintiç u shpall fajtor në vitin 2007 pasi nuk pranoi të hiqte komentet në blogun e tij që ishin fyese ndaj ish-kryetarit të bashkisë. Atij iu dhanë dy dënime me nga 20 ditë burg, pasi nuk pranoi të paguante dëmshpërblimin e urdhëruar nga gjykata.

Në vendimin e djeshëm, gjykata e lartë vendosi hapjen e një procesi të ri duke i thënë një gjykate lokale që të vërë në zbatim ligje të reja që parashikojnë gjoba ose shërbime vullnetare për fyerje.

(d.b/VOA/BalkanWeb)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›