E Shtunë, 31 Tetor 2026

15 përqind e nxënësve braktisin shkollën

Rreth 15 përqind e nxënësve të shkollave nëntëvjeqare në Shqipëri braktisin shkollën. Ky ishte rezultati i nxjerrë nga një studim nëpër shkollat në rrethet e Tiranës bërë nga Shoqata Internacionale per Solidaritet, e cila organizoi dhe Konferencën për promovimin e cilësisë educative në rajonin e Ballkanit. Blerina Bushi Eksperte e kesaj shoqate tha se "Shkaktarët kryesorë të braktisjes së shkollës janë , varfëria , nevoja për të punuar, mungesa e prindërve , mos interesimi i prindërve dhe mungesa e infrastructures", Klasifikimi i shkollave, rritja e fondeve për arsimin , Krijimi i shkollave miqësore për fëmijët ,trajnime të prindërve për probleme sociale, zbatimi i ligjshmërisë për prindërit që largojnë fëmijët nga shkollat dhe përmirësimi i infrastrukturës , ishin disa nga sugjerimet e të pranishmëve në këtë koferencë për permirësimin e situatës.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›