E Martë, 3 Nëntor 2026

15 vjeçarja që do të bëhet veterinere – Samanta Vatnikaj, dashurinë për kafshët e kthen në profesion

Samanta Vatnikaj është vajza 15-vjeçare nga Shkodra e cila ka vendosur të studiojë për veterinari. Ajo po ndjek klasën e 10, në shkollën profesionale “Ndre Mjeda” të Bushatit. Ky vit i parë është shumë emocionues për 15-vjeçaren e cila thotë se dashurinë për kafshët po e kthen në profesion.

Përveç pasionit, Samanta e ndërlidh një profesion fitimprurës atë të veterinerit. Të kesh ëndrrën për tu bërë veterinere, është shumë e bukur dhe frymëzuese. Ky profesion kërkon dashuri dhe pasion për kafshët dhe një përkushtim të madh për studimin dhe përmirësimin e shëndetit të tyre.

Gazetare: Eriselda Dyrmishi

/RTSH/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›