E Martë, 3 Nëntor 2026

Të huajt pëlqejnë pijet tradicionale, vera dhe rakia e Përmetit në zgjedhjet e tyre

Në Përmet tradita e prodhimit të rakisë dhe verës është thelbësore për kulturën dhe ekonominë lokale. Rajoni është i njohur për prodhimin e verës sidomos të verës së kuqe në varietete të ndryshme, por  pa lënë mënjanë verën e bardhë apo rakinë.

Zhvillimin i turizmit dita-ditës po rrit interesimin për produktet artizanale gjë që ka ndihmuar në promovimin e këtyre traditave dhe rritjen e njohjes ndërkombëtare të verës dhe rakisë së Përmetit.

Në një ndalesë që patëm në një prej kantinave të zonës ku takuam  dy turist të huaj ata u shprehen se kanë provuar në Bar-Restorante pije tradicionale të zonës dhe kanë shije të veçante.

Marsel Bejko administrator i një kantine vere shprehet se pothuajse çdo ditë të huajt ndalojnë në kantinë vizitojnë ambientet si dhe testojnë pijet e prodhuara.

Zhvillimi i turizmit dhe rritja e interesit të të huajve për pijet tradicionale po krijon një impakt pozitiv që ndihmon në ruajtjen dhe promovimin e kulturës lokale.

Gazetare: Eriselda Dyrmishi

/RTSH/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›