E Shtunë, 31 Tetor 2026

15 vjet nga tragjedia e Otrantos

Sot bëhen 15 vjet nga tragjedia e Otrantos, ku humbën jetën 84 persona dhe 23 të tjerë rezultojnë ende të zhdukur. Pikërisht më 28 marsin e vitit 1997 anija shqiptare “Katri i Radës” u nis nga brigjet tona detare me rreth 120 persona në bord, me synimin për të mbërritur drejt Italisë.

Por, pak përpara se të mbërrinte në brigjet italiane u godit nga anija ushtarake italiane “Sibila” duke u fundosur brenda një kohe shumë të shkurtër. Si rezultat, 84 vetë humbën jetën, nga të cilët pjesa më e  madhe ishin gra dhe fëmijë.

Anija e mbytur u nxorr në sipërfaqe 6 muaj pas mbytjes bashkë më një pjesë të trupave, kurse një pjesë e viktimave nuk arritën të nxirreshin kurrë nga thellësitë e detit.

Me rastin e këtij përvjetori pritet të mbërrijnë sot në portin e Vlorës dy objekte të anijes relike “Katri i Radës”. Bëhet fjalë për busullën dhe fenerin e mjetit lundrues.

Familjarët e viktimave të tragjedisë më të rëndë detare në Shqipëri kanë luftuar gjithë këto vite për të marrë drejtësi për të dashurit e tyre që humbën jetën në këtë ngjarje tragjike, po shpesh kanë re pre e mashtrimeve dhe sorollatjeve të panumërta.

Në lidhje me këtë ngjarje të rëndë, kapiteni i anijes italiane “Sibila”, Fabrizio Laudadio është dënuar në shkallën e parë në Gjykatën e Brindisit me 3 vjet burg, ndërsa kapiten i anijes shqiptare “Kateri i Radës”, Namik Xhaferri, me 4 vjet burg.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›