E Shtunë, 31 Tetor 2026

150-vjetori i Bashkimit te Italise ne Tirane Anita Garibaldi pasardhese e heroit te Rilindjes

Tirane 8 nentor NOA/ Milena Selimi - 150-vjetori i Bashkimit te Italise perkujtohet me disa aktivitete ne Tirane.

Me 10 nentor Instituti Italian i Kultures ne bashkepunim me Biblioteken Kombetare te Shqiperise organizon konferencen Garibaldi dhe liria e popujve ku do te jete e pranishme Anita Garibaldi pasardhese e ketij heroi te dy boteve.

Anita Garibaldi eshte gazetare publiciste e cila drejton Qendren e Studimeve Politike Evropiane CESPEURO eshte kujdesur gjate punes se saj te mbaje gjalle emrin qe lidhet me stergjyshin e saj duke kontribuar ne restaurimin e statujave te Garibaldit dhe Anita Garibaldit e deri tek botimet te ndryshme.

Qe nga viti 1999 ajo drejton Shoqaten Kombetare Garibaldine.

Anita Garibaldi eshte autore e La donna del Generale nje veper mbi rezultatet historike te nje kerkimi ne Ameriken e Jugut per jeten e stergjyshes se saj Anita Garibaldi.

Ne vitin 2003 ajo ka ndihmuar ne botimin e vepres Nate dal mare nje sage historike ku Anita Garibaldi rrefen 150 vjet histori te tre brezave Garibaldi.

Zonja garibaldi eshte pasardhese e drejtperdrejte e Garibaldeve nga gjyshi Ricciotti dhe i ati Ezio Garibaldi.

Me 12 nentor prezantohet libri Arbereshet dhe Garibaldi ribotim i shtepise botuese Onufri i nje studimi te realizuar nga studiuesi Koli Xoxe me pjesemarrjen dhe diskutimin e studiuesit arberesh Elio Miracco i cili do te referoje mbi temen Kontributi i arberesheve ne Rilindjen Italiane.

Me kete rast ne BK do te mbahet nje konference e posacme.

Elio Miracco eshte profesor i Gjuhes dhe i Letersise Shqipe ne Fakultetin e Letersise dhe te Filozofise ne Universitetin La Sapienza te Romes.

m.s/mit/NOA

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›