E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dora dIstria patriotja per zemer e Kamardes

140 vjet me pare me 1870 arbereshi Dhimiter Kamarda botoi ne Livorno te Italise permbledhjen ne italisht me titull Dora dIstrias - shqiptaret A Dora dIstria - gli albanesi nje botim me mjaft vlere per kohen. Dora dIstria ka komunikuar me nje numer te konsiderueshem patriotesh shqiptare dhe arbereshe si me De Raden Dh. Kamarden Z. Jubanin Th. Mitkon etj. me te cilet ka pasur nje korrespondence te pasur. Nje fakt i tille verehet edhe tek miqesia qe ka pasur me Kamarden dhe vecanerisht respekti qe ka gezuar arbereshi yne per te me te cilen ishte njohur edhe personalisht.

Nje popull si ky yni nuk duhet te vdese dhe une dua te besoj se ne nuk do te vdesim pa e pare atdheun te cliruar nga zgjedha e roberise. Dora dIstria

140 vjet me pare me 1870 arbereshi Dhimiter Kamarda botoi ne Livorno te Italise permbledhjen ne italisht me titull Dora dIstrias - shqiptaret A Dora dIstria - gli albanesi nje botim me mjaft vlere per kohen.

Dh. Kamarda ishte bere per kohen kur jetoi nje personalitet i njohur qe e nderonin dhe e cmonin si arbereshet e Italise ashtu edhe shqiptaret per kontributin qe dha per gjuhen shqipe ne vecanti dhe per kulturen shqiptare ne pergjithesi.

U lind ne Sicili ne Horen e arberesheve prane Palermos me 23 tetor 1821 dhe vdiq ne Livorno ne moshen 61-vjecare me 13 mars 1882. Vdekja e tij preku pa mase opinionin arberesh e ne vecanti te atyre fshatrave ku vazhdon te flitet edhe sot arberishtja si ato te krahines se Kozences Katanxares Torantos Foxhias Avelinos Kampobasos Peskarez si dhe te ngulimeve te tjera.

Kamarda nga natyra ishte shume inteligjent dhe kjo vihet re edhe ne rezultatet qe pati gjate arsimimit te tij. Kolegjin e Propagandes Fide e mbaroi me vleresimin shkelqyeshem gje qe i gezoi pa mase bashkefshataret e tij qe sipas Antonio Guxetes kur u kthye ne fshatin e lindjes i bene nje pritje festive duke vleresuar ne menyre te vecante ndershmerine e tij.

Dh. Kamarda sa ishte fetar pasi ne moshen 24-vjecare u dorezua prift dhe sherbeu si famullitar i kishes greke aq ishte edhe pjesemarres ne jeten politike dhe kulturore te kohes gjate qendrimit ne Napoli. Por ne kete qytet u njoh per here te pare me arbereshin e madh Jeronim de Raden. Ndonese De Rada ishte shtate vjet me i madh se Kamarda dhe ishte i bere i njohur me poemen Kenget e Milosaos edhe Kamarda gjithnje e me shume po afirmohej si nje personalitet me emer kryesisht ne fushen e gjuhesise. Takimi qe me vlera ndonese miqesia e tyre me pas te linte per te deshiruar. Marredheniet ne mes tyre ne i verejme nga korrespondenca qe kane pasur dhe nje pjese e tyre ruhet edhe ne Arkivin tone te Shtetit por edhe ne arbereshet e Italise te cilet gjithnje e me shume po rrisin inventarin e doreshkrimeve dhe te leterkembimit ne mes tyre. Ky leterkembim midis dy personaliteteve me te shquara te kultures arbereshe na njeh me pikepamjet qe kane pasur ato per problemet politike te kohes te kultures dhe te gjuhes qe jo gjithnje puqen por edhe kundershtohen duke mbrojtur secili mendimin e tij.

Elena Gjika e njohur me pseudonimin Dora dIstria ishte nje shkrimtare publiciste piktore nje personalitete e njohur ne Evrope me origjine shqiptare qe u interesua per vendin e te pareve te saj dhe per ngjarjet qe po ndodhnin ne Shqiperi ne ate kohe. Ajo veprimtarine e saj e zhvilloi kryesisht ne gjysmen e dyte te shekullit XIX deri ne vitin 1888 vit qe ajo vdiq pa mbushur ende 60 vjetet. Nuk jetoi shume por qe shume aktive duke botuar studime dhe monografi me karakter historik dhe folklorik.

Zoteronte pothuajse te gjitha gjuhet e Evropes rreth nente gjuhe italisht anglisht frengjisht gjermanisht rusisht rumanisht shqip greqisht dhe latinisht. Botoi ne vitin 1866 studimin La nationaliteacute albanaise dapregrave les chant populaires Kombesia shqiptare sipas kengeve popullore Gli scrittori albanese del Italia meridionale 1867 Shkrimtaret shqiptare te Italise Jugore Gli albanesi in Rumania 1873 Shqiptaret e Rumanise etj.

Dora dIstria ka komunikuar me nje numer te konsiderueshem patriotesh shqiptare dhe arbereshe si me De Raden Dh. Kamarden Z. Jubanin Th. Mitkon etj. me te cilet ka pasur nje korrespondence te pasur. Nje fakt i tille verehet edhe tek miqesia qe ka pasur me Kamarden dhe vecanerisht respekti qe ka gezuar arbereshi yne per te me te cilen ishte njohur edhe personalisht. Nje vit pasi Dora dIstria botoi studimin Kombesia shqiptare sipas kengeve popullore Dh. Karmarda e perktheu ne shqip duke e titulluar Fyleacutetia arbenoreacute prej kenekate te laoacuteshima Livorno 1867. Ne kete perkthim Kamarda deshi te provonte mundesine e krijimit te gjuhes se perbashket shqipe me ane te perzierjes se dialekteve dhe te folmeve. Qe nje perpjekje e deshtuar e autorit gje te cilen nuk e perseriti ne ndonje veper tjeter. Por nga Dora dIstria nuk hoqi dore pasi ishte nje patriote qe e kishte per zemer.

Elena Gjika ne vitin 2002 u dekorua nga Presidenti i Shqiperise me Urdhrin Nderi i Kombit.

Dhimiter Kamarda ne vitin 1870 140 vjet me pare botoi nje permbledhje poezish kushtuar Dora dIstrias nga patriotet shqiptare pasi kontributi i saj per ceshtjen shqiptare ka qene i madh. Dora dIstria eshte vleresuar si nje nder figurat me te shquara te shekullit XIX qe luajti nje rol te rendesishem ne levizjen kulturore te Rilindjes sone qe autori yne e ka quajtur unaze e qyteterimit midis Lindjes dhe Perendimit. Ajo permes letersise gojore donte te provonte lashtesine e popullit tone njekohesisht edhe te drejtat qe ai duhet te gezonte. Dhe Dhimiter Kamarda e hap kete vellim me perkushtimin Princeshes se ndritshme Elana Gjikes - Dora dIstrias. Vepra pati jehone te menjehershme dhe sic eshte theksuar Libri u be manifesti i pare i perbashket i levizjes kulturore kombetare qe po rritej ne ato vite. Ne kete vellim kontribuuan me krijimet e tyre autore nga Veriu dhe Jugu te cilet lavderuan Dora dIstrian per kontributin qe po jepte per ceshtjen shqiptare ne ato vite te roberise shekullore si Zef Jubani Thimi Mitko Spiro Dine Jani Pema Zef Serembe De Rada Preng Doci Anton Santori Gjergj Driva nga Hidra e Greqise etj. Jane 12 poezi te perfshira ne kete vellim.

I paraprin kesaj permbledhjeje nje parathenie e gjate e Dhimiter Kamardes qe i kushtohet problemit te alfabetit te perbashket te gjuhes shqipe. Ne ato 13 faqe autori jo vetem qe merret me historine e shkrimit te shqipes Della scrittura albanese p. 9-22 por edhe paraqet dy variante te alfabetit te tij te publikuara edhe me pare njeri me baze alfabetin grek te cilin autori nuk e perdori me pas dhe nje variant tjeter mbeshtetur ne alfabetin latin te shoqeruar me nje tekst te shkurter ku i perdor te dy variantet. Ai mendonte se ndihmesa e tij ishte shume e madhe dhe do te zgjidhej njehere e mire ceshtja e alfabetit te perbashket te gjuhes sone. Duke pranuar sistemin e paraqitur ketu shkruan Kamarda do te marre fund konfuzioni i vajtueshem qe ekziston ne fushen jo te qete te te shkronjave shqipe. Per Kamarden alfabetet e vecanta ishin te papranueshme. Nuk e dime se a i ka njohur abetaret e Naum Veqilharxhit tek te cilet ai perdor nje alfabet origjinal. Per kete ai shkruan Te gjitha kombeve evropiane e ne vecanti shqiptareve nuk u nevojiten shkronja te reja por nje metode e mirefillte dhe e mire per ti pershtatur ato shkronja te cilat i kane ne perdorim qe prej kohesh qe smbahen mend. Kamarda mendonte se po i jepte shqipes nje sistem shkrimor racional te lehte dhe te bukur gje qe nuk ishte e sakte dhe shpejt jehona e tij vjen e zbehet.

Permbledhja Dora dIstrias - shqiptaret hapet me poezine Elenica shkruar nga poeti dhe iluministi rumun Eliadh Radulesku personalitet i levizjes kombetare dhe kulturore te kohes mik i Dora dIstrias dhe mbyllet me poezine e Thimi Mitkos O vellezer shqypetare pse duroni halldupne.

Poezia e Raduleskut prej disa strofash e perkthyer ne shqip nga Dhimiter Kamarda eshte konsideruar nje lirike e shkathet mund te thuhet elegante qe perkedhelte hiret e vashes

Pashe nje motere te vogel

Tambl e but sa mun te jete

Kaq e bukur posi engjell

......................................

Shtati i saj i holl e i larte

hiret gjith i jesin ndaj

rreth ndatepra kush do tarte

gjen lumnie perqark te saj

po njeher ta kesh ti pare

se harron aq esht haidhiare

Poezia e dyte eshte e De Rades e titulluar Kenke qe i kushtohet arkivistit te Venedikut Bernardo Ceketi mik italian i Dora dIstrias. Permbledhja e ketij vellimi fillon me poezine e Zef Jubanit shkruar ne shkurt te vitit 1868. Autori e ka titulluar Kange kushtue per zonjen Dora dIstria Begtaresha prej fisite zotniive te Shqypeniise. Vete titulli i poezise eshte kuptimplote duke e cilesuar Dora dIstrian Begtoreshe dhe prej fisit te zotnive te Shqipnise. Eumlshte nje poezi prej 10 strofash me vleresime per Doren e kjo vihet re qe ne vargjet e para te kesaj poezie ku thuhet

Tin je nje yll e na shendrit Arbeniin

Me dije me tmira e me bukuri

Me dashtniin tande je tui nperterin

Nje gazmend te madh e nje lumeni.

Dhe autori ka nje besim te madh te roli i saj per kontributin qe mund te jape per te mire te te pareve te saj sic verehet ne dy vargjet e meposhtme

Perendia per tmir ton tka krijue

E me sjellun mmar dhen ton ti ke le.

Dhe Zef Jubani e mbyll kete poezi me vargjet

Po shpenessa e ambel je per ne

Pse zemra jote asht fort e mire

Sjelli syt tuu e mos harro ket dheacute

E tkeshe dhe per ne tmadh deshire.

Preng Doci me pseudonimin Nji djale prej Shqypnijet i ka kushtuar edhe ai nje poezi Dora dIstrias qe eshte nje nga krijimet me te bukura dhe me te realizuara te Docit deri ne ate kohe qe tregon se kemi te bejme me nje poet te talentuar ndonese ishte 24 vjec. Autori shpreh keqardhjen per Shqiperine e pushtuar dhe shpreson se Elena Gjika do te loze nje rol per ceshtjen kombetare dhe ne vecanti per clirimin e popullit shqiptar. Poezia eshte mjaft e fuqishme dhe me te drejte eshte theksuar se me ate poezi Kemi...nje paraardhes te denje te Pashko Vases e te Mjedes jo te Mjedes se Vajit te bylbylit vetem ndaj te cilit duket autori eshte me prane por edhe te Mjedes se Lirise tek i cili te percjellin pas me se nje te trete te shekulli vargjet e mirditorit. 7 Si autoret e tjere edhe Doci nuk i kursen vleresimet duke vene ne dukje virtytet e saj morale dhe fizike. Keshtu i kendon autori Dora dIstrias

Prej Istries slume nje trimneshe ka dale

E ty tnderon Shqypni si vajze e decircje

Vecircn buzen ngaz per te dhe i em

Dhe ne vargjet e tjera vazhdon

Ip doren Dore gjinds sate . Nje kunore

Po tfalim na po t njohim tgjith per Zoje.

Thimi Mitko ka pefshire ne kete vellim dy poezi Poezia e pare titullohet Te fortendritcimese Zonjese Dora Istriade. Nuk ka ndonje vlere. Eumlshte me shume nje vleresim per Dora dIstrian e asgje me teper.

Poezia e dyte Ende kete vete zonje eshte nje poezi e shkruar me ndjenje dhe frymezim dhe eshte nje nga krijimet me te bukura te Thimi Mitkos. Ne nje nga vargjet e kesaj poezie e quan Dora lsquoIstrian Nishan per Shkyperine.

Me pas kemi nje poezi te korcarit Jani Pema i cili vlereson kontributin e Dora dIstrias per afirmimin e grues shqiptare

Zgjove cupat e i ljevdove

Nje te drejte u rrefeve

Shume here i qertove

Qe te hapim syjte neve

Fjaljet tende te verteta

Shqipetari i ndegjon

Po cte benje kur e shkreta

Skllaveria e mundon.

Gjergj Driva nga ishulli Hidra i Greqise shkruan poezine me titull Te ndricimese zonjese Elene Gjika Dore Istriade Hymnoa. Dhe se fundi perfshihen ne kete permbledhje krijimet kushtuar Dora dIstrias nga arbereshet e Italise si Zef Serembe F.A.Santori Zef Kamarda dhe Dhimiter Kamarda.

Dhe kjo permbledhje mbyllet me nje poezi te njohur si shtese te Thimi Mitkos qe nis me vargjet

O vellezer shqipetare

Pse duroni halldupne

Mblidhij turq e te keshtere

Kerkoni lefterine

Perpiqij si tjater here

E perzeni tyranine.

Kjo permbledhje qe beri arbereshi Dhimiter Kamarda ishte nje shenje mirenjohjeje dhe respekti per Dora dIstria nje nga figurat e shquara te gjysmes se dyte te shekullit XIX qe luajti nje rol te rendesishem per kohen ne levizjen tone kulturore gjate Rilindjes sone kombetare.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›