150 vjetori i fillimit te Luftes Civile amerikane

Me 12 prill shenohet 150 vjetori i fillimit te Luftes Civile qe pothuaj shkaterroi Shtetet e Bashkuara. Njembedhjete shtete te jugut u shkeputen nga bashkimi duke formuar Konfederaten e Shteteve te Amerikes dhe u zotuan te ruanin sistemin e tyre ekonomik te bazuar ne bujqesine dhe skllaverine. Me 12 prill te vitit 1861 ushtaret e Konfederates qelluan mbi ushtaret e Bashkimit ne Fort Summer te Karolines se Jugut. Ky ishte veprimi i pare agresiv i hapur nga Jugu kunder Veriut. Kater vite me vone forcat e konfederates u dorezuan. Sot kjo lufte mes shteteve eshte ende e fresket ne mendjen e shume amerikaneve dhe ne disa menyra vendi eshte ende duke u sheruar nga ndarja qe ndodhi ne ate kohe.
Parku Kombetar Fushebeteja ne Manasas te Virxhinias terheq rreth 600 mije vizitore ne vit si 7-vjecari Jackson Crowe i cili ka lexuar per luften civile.
Me pelqen te di me shume rreth Luftes Civile prandaj erdha ketu.
Parku eshte nje vend i mire per te mesuar me shume mbi luften civile thote drejtuesi i parkut Ed Clark.
Ne kete fushe mund te shikosh ato qe kane pare ushtaret qe kane marre pjese ne beteje. Qendrimi ketu te jep nje lidhje emocionale me fushebetejen. Ky eshte nje vend ku amerikanet kane luftuar kunder njeri tjetrit dhe ku ata kane vdekur.
Me shume se gjysme milioni amerikane u vrane gjate luftes kater vjecare. Ne ate kohe kjo shifer perbente 2 perqind te popullsise se vendit thote Ray Brown nje prej punonjesve te parkut.
Mund ta imagjinoni cfare ndikimi ka patur kjo lufte ne te gjitha komunitetet ne gjithe vendin dhe arsyen se perse ky pasion ka vazhduar brez pas brezi qe ende kujtohet edhe sot pas 150 viteve.
Sot ne kete fushebeteje nuk eshte me ai pasion por ekziston nje deshire per te krijuar lidhje me te kaluaren. Marianne Lee ka sjelle femijet e saj per ti njohur me historine
Ne u ndame dhe arritem te ribashkohemi. Dhe mendoj se kjo eshte dicka e rendesishme per tu kuptuar sot pra qe mund te kete nje rilindje pas nje lufte te tille.
Historiani i universitetit Yale David Blight eshte nje nga ekspertet kryesore te Luftes Civile
Nje nga menyrat per ta rindertuar vendin pas nje lufte te tmerrshme civile eshte ndarja reciproke e sakrificave nga te dyja palet.
Kjo eshte ajo qe ndodhi ne 50 vjetorin e Luftes Civile kur 50 mije veterane te luftes nga te dyja krahet u mblodhen ne Gettysburg ne vendin ku ka ndodhur beteja me e pergjakshme. Sipas historianit Blight kjo ngjarje ishte nje feste.
Ajo qe kemi bere ne vendin tone eshte shmangia e bisedave mbi shkakun e luftes ose rezultatin dhe trashegimine e saj duke u perqendruar kryesisht ne nderimin e ushtareve.
Historiani Blight ka shkruar shume mbi Luften Civile.
Tani tema e lirise duhet te jete ne qender te vemendjes sepse kjo trasnformoi Shtetet e Bashkuara e jo betejat e luftes. Por transformimi i vertete i Shteteve te Bashkuara ishte nje proces permes te cilit 4 milione skllever u liruan duke bere te nevojshme ndryshimin e kushtetutes.
Por u desh Levizja e te Drejtave Civile pas 100 vjetesh qe te detyronte qeverine te permbushte premtimin per barazi qe ishte pjese e kushtetutes pas luftes civile. Sot me nje president afrikano-amerikan ne Shtepine e Bardhe Shtetet e Bashkuara kane kaluar perms nje rruge te gjate por debatet per trashegimine e luftes ende vazhdojne.
Sa here qe Amerikanet debatojne mbi te drejtat e shteteve mbi marredheniet mes pushtetit federal dhe pushtetit te shteteve per te cilen ka nje debat te nxehte pra sa here qe debatojme jo vetem per mardheniet racore por edhe mbi idene e identitetit amerikan mbi shumellojshmerine racore mbi nje shoqeri me diversitet te madh ne debatojme drejtperdrejt mbi trashegimine e luftes civile.
Ketu ne Parkun Kombetar Fushebeteja ne Manassas dhe ne dhjetera vende tjera historike ne gjithe vendin 150 vjetori i Luftes Civile do te trajtoje disa prej ketyre ceshtjeve.
Sigurisht qe ne kujtojme dhe kuptojme rolin e Luftes Civile ne historine amerikane ne lidhje me te drejtat civile dhe shkaqet e luftes. Mendoj se publiku amerikan eshte i gatshem per keto biseda.
Aktivitetet perkujtimore per luften civile do te shtrihen ne nje hapesire 4 vjecare dhe mundesite do te jene te shumta per te diskutuar mbi trashegimine dhe mesimet e Luftes Civile.