Sindikatat e punetoreve amerikane zgjeruan veprimtarine ne vitet 1930

Politikat e Kursit te Ri te Presidenti Franklin Ruzvelt gjate viteve 1930 ndryshuan fytyren e qeverise amerikane. Presidenti i ri dhe Kongresi miratuan ligje qe i ndihmuan bujqit fuqizuan sistemin bankar dhe krijuan vende pune per miliona banore. Nje nga rezultatet e politikave te asaj periudhe ishte forcimi i sindikatave te punetoreve ne Amerike. Materiali ne vijim i hedh nje veshtrim presidences se zotit Ruzvelt.
Sindikalistet nuk arriten suksese ne organizimin e punetoreve ne Shtetet e Bashkuara ne fillim te shekullin XX. Tre presidente republikane dhe nje prirje mbarekombetare konservatorizmi i penguan sindikatat qe te shtonin numrin e anetareve apo te rrisnin fuqine e tyre. Me 1929 roli i sindikatave ra edhe me tej me fillimin e Depresionit te Madh ekonomik.
Ne vitin 1933 sindikatat e punetoreve amerikane kishin me pak se tre milione anetare. Por nga fundi i viteve 30 ato numeronin mbi 105 milione anetare.
Ligjet e reja te propozuara nga administrata e Presidentit Ruzvelt bene te mundshme rritjen e sindikatave te punetoreve. Ligji i Rimekembjes Industriale i vitit 1933 u dha udheheqesve sindikaliste te drejten per te organizuar dhe perfaqesuar punetoret. Gjykata e Larte vendosi se ligji ishte jokushtetues. Por nje tjeter ligj Mbi Maredheniet e Fuqise Punetore ndihmoi sindikatat qe te rrisnin fuqine e tyre.
Shumica e udheheqesve te sindikatave tradicionale te Amerikes nuk po arrinin ti kuptonin aq shpejt mundesite e reja. Ata ishin konservatore dhe perfaqesonin punonjesit me aftesi te caktuara si per shembull zdrukthetaret ose metalpunuesit. Andaj ata bene shume pak per te organizuar punetoret me profesione te tjera.
Por nje grup i ri i udheqesve te punetoreve perdori ligjet e reja per te organizuar sindikatat sipas llojit te industrise jo per nga aftesite. Ata besonin se punetoret do te kishin shume me teper pushtet ne qofte se ata bashkoheshin me punetoret e tjere ne te njejten fabrike per te bere kerkesa te perbashketa. Keta udheheqes te rinj filluan te organizonin sindikata per industrine e automobileve industrine e celikut dhe industri te tjera te medha.
Udheheqesi i levizjes se re ishte kreu i minatoreve Xhon Luis. Ai ishte nje udheheqes i fuqishem me shtat te hedhur e mendime te mprehta dhe kishte filluar te punonte ne minierat e qymyrit ne moshen dymbedhjete vjecare.
Zoti Luis u be nje udheheqes i fuqishem dhe i suksesshem i xehetareve por shqetesohej edhe per punonjesit ne industrite e tjera. Ai besonte se shumica e drejtuesve te Federates Amerikane te Punes po benin pak per ti ndihmuar ata.
Per kete arsye zoti Luis dhe kreret e disa sindikatave te tjera formuan grupin e tyre per te organizuar sindikatat sipas industrise jo per nga aftesite. Ata e quajten grupin Kongresi i Organizatave Industriale CIO dhe u perpoqen per te fituar anetare menjehere.
Kongresi i Organizatave Industriale organizoi me sukses punetoret ne disa industri te medha dhe e arriti kete vetem me pune dhe perpjekje te vazhdueshme. Beteja e pare e madhe e Kongresit te Organizatave Industriale ishte kunder kompanise gjigante te automobilave General Motors. Me vone ne vitin 1935 punetoret ne disa fabrika te General Motors-it u hodhen ne greve duke ndenjur ulur prane makinave te punes per te kerkuar paga dhe kushte me te mira.
Pas 44 ditesh General Motors u dorezua duke pranuar se sindikata e punetoreve te autoindustrise kishte te drejte te perfaqesonte punetoret e kompanise. General Motors hyri ne negociats per nje marreveshje te re pune.
Beteja kunder kompanise Ford Motor ishte me e hidhur. Rojet e kompanise Ford rrahen sindikalistet dhe punetoret. Por kompania me ne fund ra dakord per te negociuar me sindikaten e re te punetoreve.
E njejta histori u vertetua ne industrine e celikut por udheheqesit e rinj te sindikatave arriten te behen perfaqesues zyrtare te punonjesve te celikut ne te gjithe vendin.
Brenda vitit 1938 Kongresi i Organizatave Industriale kishte fituar betejen per te organizuar industrite kryesore. Ne vitet e mevonshme ai do te bashkohet me organizaten me tradicionale Federata Amerikane e Punes per te formuar bashkimin qe edhe sot mbetet grupi me i rendesishem i sindikatave ne Amerike i njohur me shkurtesen AFL-CIO.