E Shtunë, 31 Tetor 2026

16 të infektuar nga gripi i derrave

Konfirmohen 4 raste të reja me gripin e derrave në Shqipëri. Siaps Institutit të Shëndetit Publik numri zyrtar i rasteve me këtë virus ka arritur në 16 persona. Epidemiologu Dritan Ulqinaku deklaron se rastet e reja janë të gjithë nga Tirana dhe dy prej tyre e kanë marrë virusit jashtë ndërsa dy të tjerë brenda vendit. Kjo do të thotë se tashmë rrezikun për t'u infektuar nga ky virus e kemi mes nesh. Në 16 rastet e konfirmuar sipas Ulqinakut ka pasur edhe forma të rënda të shfaqjes së virusit, por fatmirësisht deri më tani vendi nuk ka regjistruar asnjë vdekje.
Siaps buletinit më të fundit epidemiologjik të publikuar nga instituti përkatës, vërehet se numri i mostrave të analizuara deri më tani ka arritur në 400. Ndërkohë aktualisht në Rumani janë dërguar për konfirmin edhe 2 raste të reja të dyshuara me grip derrash.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›