E Diel, 1 Nëntor 2026

16-vjeçarja paguante babanë me seks, për të shkuar në shkollë

Një 46 vjeçar nga Brigham City, Utah është arrestuar nga policia si i akuzuar se gjatë 7 viteve të fundit, ka abuzuar me vajzën e tij 16 vjeçare, në këmbim të aktiviteteve të ndryshme, si vajtja në shkollë, takimi me shoqet etj.

Vajza ka treguar në polici se e ka paguar babanë e saj me seks, në këmbim të disa aktiviteteve me bashkëmoshatarët e saj.

46-vjeçari u dënua me nëntë vite burg për përdhunim dhe presion mbi fëmijën.

Vajza tregoi gjatë hetimeve se sa më shumë kalonin vitet, aq më shumë rriteshin kërkesat e tij për marrëdhënie seksuale.

Gjithsesi siç raporton The Salt Lake Tribune, vajza nuk donte që babai i saj të arrestohej, pasi do të ndante familjen dhe do të dëmtonte vëllezërit e saj.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›