E Enjte, 5 Nëntor 2026

1631 teste të akredituara në ISUV, Denaj: Garanci për siguri të produkteve ushqimore

TIRANË, 15 gusht /ATSH/ Instituti i Sigurisë Ushqimore dhe Veterinarisë (ISUV), tashmë siguron kryerjen e të gjitha analizave sipas kërkesave teknike të BE-së dhe standardeve të biosigurisë. Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj ndau në rrjete sociale momente pune nga laboratori i ISUV, ku ekspertët po analizojnë kampionë të acugeve për treguesit mikrobiologjikë, duke garantuar cilësi dhe siguri për produktet që arrijnë në tryezat tona. “Gjatë 2024, laboratori i mikrobiologjisë ushqimore ka analizuar 76 kampionë acugesh dhe ka kryer 760 analiza mikrobiologjike, duke garantuar sigurinë ushqimore, edhe gjatë sezonit turistik”, tha Denaj. Sipas saj, në vitin 2023, laboratori i ISUV realizoi 1,631 teste të akredituara, ndërsa këtë vit janë në proces 252 teste të tjera, duke rritur sigurinë ushqimore dhe mbrojtjen e shëndetit të konsumatorëve

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›