E Martë, 3 Nëntor 2026

164 milionë paund aksione të shitura

Pronarët e Liverpool-it, Fenëay Sports Group kanë rënë dakord t’i shesin një pjesë të vogël të aksioneve  në klub me vlerë midis 82 dhe 164 milionë  paund, pikërisht tek një prej firmave globale të investimeve sportive .

Marrëveshja i jep fund kërkimit për investime të reja nga FSG, e cila donte të mbante pronësinë e pjesës më të madhe të të kuqve. Investimi i ri do të përdoret kryesisht për të shlyer borxhin bankar të klubit. Ky nuk është një investim që do t’i japë papritur Liverpool-it mundësinë për të shpenzuar me bollëk në tregun e transfertave: marrëveshja është arritur për të shlyer borxhet që janë grumbulluar që nga pandemia, si ndërtimi i një objekti të ri trajnimi për rinovimin e Anfield dhe mbulimin e dritares së fundit, në të cilën Liverpool shpenzoi shumë për katër lojtarë të rinj.

“Angazhimi ynë afatgjatë ndaj Liverpool-it mbetet i fortë si kurrë më parë”, tha presidenti i FSG, Mike Gordon.

“Ne kemi thënë gjithmonë se nëse ka një partner investimi që është i duhuri për Liverpool-in, atëherë ne do të ndjekim mundësinë për të ndihmuar në sigurimin e qëndrueshmërisë financiare afatgjatë të klubit dhe rritjen e ardhshme”, u shpreh Gordon.

Ka pasur shumë spekulime gjatë 12 muajve të fundit në lidhje me qëllimet e FSG-së për Liverpool-in pas një historie që ata po konsideronin një shitje të plotë të klubit që ata blenë për 300 milionë paund  në tetor 2010.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›