E Hënë, 2 Nëntor 2026

“16.7 kg kokainë e fshehur në makinë”, arrestohen dy shqiptarë në Francë, po e transportonin drogën nga Spanja

Policia franceze ka arrestuar dy shqiptarë me banim në Spanjë, të cilët u kapën duke transportuar 16.7 kg kokainë.

Kanë qenë doganierët e Cierp-Gaud ata që kryen sekuestrimin duke kontrolluar automjetin me të cilin po udhëtonin shqiptarët në jug të Haute-Garonne.

Gjatë kontrollit rutinë, efektivët gjetën 16.7 kg kokainë, vlera e së cilës arrin minimalisht 1 milionë euro.

Në pranga ranë drejtuesi i mjetit dhe pasagjeri, të dy shqiptarë me banim në Spanjë./vizionplus.tv

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›